TIRANE - Pas deklaratave të deputetit demokrat Arben Ristani lidhur me incidentin e djeshëm me kryeministrin Rama në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë, ka ardhur edhe reagimit nga Kryeministria. Në një deklaratë për shtyp, Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, i cili ishte edhe dëshmitar okular i tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë, thotë se kreu i qeverisë ishte etik në qëndrimin e tij ndaj opozitës. Deklaratat e deputetit Ristani, Endri Fuga i ka cilësuar si një përpjekje të pashmangshme të opozitës për të mbuluar “fjalorin e një të dehuri të përdorur para të huajve”.
“Kjo deklaratë është vetëm një detyrim ndaj opinionit publik për të ndarë keqardhjen lidhur me fjalorin e përdorur dje nga përfaqësuesi i opozitës në tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë ndaj kryeministrit të vendit, i cili, jo vetëm nuk i'u drejtua për asnjë çast zotit Ristani në sesionin e djeshëm, po përgjatë gjithë ndërhyrjeve të tij në të katër sesionet e DNL ka qenë plotësisht etik me opozitën, ashtu siç kanë qenë të gjithë anëtarët e qeverisë të pranishëm në tryezë. Dalja e sotme e deputetit famëkeq për të shpjeguar se pse përdori një fjalor të ulët në tryezën e DNL, shpjegon në fakt edhe ndodhinë e djeshme. Si sharjet dje edhe shpifjet sot, flasin në të vërtetë për gjendjen e dehur të një opozite që shan të tjerët pse i merren këmbët. Dhe keqardhja është e pashmangshme kur dëgjon opozitën e vendit tënd të flasë me fjalorin e një të dehuri përpara të huajve dhe pastaj të dalë të nesërmen e të akuzojë Kryeministrin pse asaj nuk i del pija që i ka humbur ekuilibrin”, thotë Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit Rama, Endri Fuga.
Duke u ndalur tek vetë deputeti Ristani, Fuga thotë se “Nuk është qëllimi i kësaj deklarate të tregojë edhe njëherë tjetër kush është zoti Arben Ristani. Çdo shqiptar e njeh sepse është bërë personazh mediatik qoftë si i dënuar me burg për korrupsion, qoftë si vjedhës votash në krye të KQZ-së, por edhe qoftë si një folës përgjithësisht i dehur që merr përsipër të lëshoje "të fortat" e opozitës nga foltorja e Kuvendit ose e partisë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO