Tirane- Kur kanë kaluar 12 orë nga nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në rrugën “Jordan Misja”, vjen edhe sqarimi zyrtar i policisë së Tiranës.
Sipas tyre incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth rreth orës 23:20, pasi shtetasit Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë që udhëtonin me mjetin tip “Tuareg”, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”.
Mjeti drejtohej nga Gentjan Koçi, 25 vjeç dhe sipas policisë nuk kanë ndaluar pasi mbanin 2 armë zjarri pa leje me vete.
Policia thotë se është vënë në ndjekje të tyre dhe i ka ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë.
Gjithashtu nga ana e shërbimeve të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri të llojit “Pistoletë”, të hedhura prej shtetasve të lartpërmendur pasi braktisën mjetin, në oborrin e një banese dhe në një rrugicë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”.
-
Ska nevoj me funksionu gjykata vetem ti jepet rruge dhe mbeshtetje tbej detyren policia edhe shihe pastaj... ka gjith kapacitetin e duhur me ja u thy koken ktyre milingonave. Po halli eshte se ato dalin dhe policet ndeshkohen per shkelje te procedures standarte se nuk i thane te lutem kur e konstatuan...
Përgjigju -
Turp per instituconet ligjvense dhe ligjzbatuese!perse I ka armet policia per laraska?
Përgjigju -
Polici me arme ne breze dhe qe nuk e perdor vetem ne shqiperi e degjon, dy alabake te armatosur qe perplasin dy police dhe makina te tjera dhe keta bejne sehir.
Përgjigju -
dhe ne fund i nxjerr gjykata jashte me preteksin qe ishte policia gabim se e kishte parkuar motorrin 20 cm jashte vijes se parkimit
Përgjigju-
Ke te drejte, ky eshte problemi i ketij vendi. Po te funksiononte gjykata dhe te abatohej ligji keta trima nuk dilnin pa 10 vite burg.
-








Komente
Komento