Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, ka thirrur në një takim përfaqësues të policisë dhe prokurorisë, të cilët po hetojnë incidentin e ndodhur në Elbasan, pak ditë më parë.
Takimi mes Hajdarmatajt dhe zyrtarëve të policisë e prokurorisë bëhet për të sqaruar akuzat që do të ngrihen ndaj personave që goditën makinën e zëvendësdrejtorit të Policisë Elbasan.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 shtatorit, ku një makinë e blinduar qëlloi me armë zjarri makinën e zyrtarit të lartë të policisë. Menjëherë pas ngjarjes së bujshme, policia shpalli në kërkim djalin e biznesmenit Petrit Çela, Suel Çela, i cili dyshohet të jetë personi që qëlloi mbi makinën e zv.drejtorit.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com