Të shtunën u zhvillua mbrëmja finale e Eurovizion 2018 në Lisbonë, ku pjesëmarrës ishin edhe 3 shqiptarë. Mes tyre Eugent Bushpepa përfaqësonte Shqipërinë dhe u rëndit i 11

Por një incident i pakëndshëm ka ndodhur në momentin kur këngëtarja britanike SueRie po performonte. Sipas The Times personi i cili u fut në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin është një shqiptar që jeton në Londër dhe ka një sulm kundër BBC. SuRie, 29 vjeçe, vendosi të mos përsërisë performancën e saj, por në mënyrë profesionale e suportoi incidentin dhe rifilloi këngën.

Kostandin Bouki, 30 vjeç u arrestua nga autoritetet dhe pritet të dalë para gjykatës në Lisbonë sot.

Ky është rasti i dytë ku shqiptari, sipas The Times që e përsërit të njëjtin veprim të tij, pasi ende është në proces gjyqësor në Londër për ndërprerje të një tjetër transmetimi televiziv.

Vitin e kaluar në finalen e drejtëpërdrejtë të shfaqjes së talenteve të ITV-së, “The Voice” 30 vjeçari ndërhyri duke shkaktuar një ndërprerje para se ai të nxirrej jashtë nga sigurimi.

Ai mbante të njëjtën shami në kokë në të gjitha rastet e sulmit, ku duket që është flamuri shqiptar.

Në momentin kur Bouki hy në skenë ai ka bërtitur “Nazitët e mediave në Mbretërinë e Bashkuar, ne kërkojmë liri.”

Pas ngjarjes SuRie, emri i vërtetë i të cilit është Susanna Marie Cork, postoi në Twitter-in e saj: Epo, gjithmonë kam thënë se çdo gjë mund të ndodhë në Eurovizion.


(Shkrimi i The Times për incidentin në Eurovizion)