Incidenti Rama-Ristani, ja si ndodhi
sipas ish-kryeministrit Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë përsipër të sqarojë incidentin e ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Arben Ristani, në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë, Shqipëri-BE.
 
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ky është skandali i radhes i Ramës.  Berisha shkruan se shefi i qeverisë është futur në takim tërësisht i çekulibruar dhe është përpjekur me sjelljen e tij të prishë me çdo kusht takimin.

“Në kohën që deputetët e PD po flisnin për praninë e krimineleve dhe vrasësve, në Parlament, Rama, si mbrojtje e tyre, i thoshte Fules në mënyre të përsëritur dhe duke mashtruar se këtu në tryeze kemi deputetë të opozitës që kanë bërë burg. Shtoj ketu se kjo është trillim i një mendje të sëmurë dhe hakmarrëse si e Edi Ramës. E verteta është se Ristani nuk ka vuajtur dënim në burg. Ai vite më parë është emëruar këshilltar i Presidentit Mojsiu dhe nga ky i fundit dhe Fatmir Xhafa ministër drejtesie është emëruar drejtor i Shkollës se Magjistraturës, anëtar i KQZ dhe është pranuar nga Edi Rama dhe votuar me konsensus si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, shkruan Berisha.
 
Ai shkruan se Ristani, që shquhet për edukatën e tij, eshte vetpërmbajtur dhe ka marre fjalën për të paraqitur situaten e kriminalitetit në Shqipëri, por përsëri Rama i pa prerë fjalën duke e pyetur se sa gota kishte pirë.
 



berisha































Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)