Shqipëria përfaqësohet vetëm me Tiranën në indeksin global të inovacionit të qyteteve 2015. Kryeqyteti i Shqipërisë renditet në vendin e 376-të nga 442 qytete të ekzaminuara. Në raportin e një viti më parë, Tirana zinte vendin e 385-të në nivel global. Ky indeks mat potencialin e secilit qytet si një ekonomi inovative. Indeksi mat tre faktorët kryesore që përcaktojnë një ekonomi inovative, infrastrukturën njerëzore, ndërlidhjen e tregjeve dhe asetet kulturore. Qyteti me ekonominë më inovative në rang global vlerësohet Londra, e ndjekur nga San Francisko dhe Viena.
/Shqiptarja.com











