Instituti i Baselit në Zvicër për qeverisje publikoi raportin për 2017 kundër pastrimit të parave duke analizuar 146 vende.
Indeksi mat rrezikun e pastrimit të parave dhe financimeve terroriste. Mes vendeve që janë marrë në analizë është edhe Shqipëria, ku rezulton një përkeqësim i indeksit.
Shqipëria renditet në vendin e 85 me një pikëzim prej 5.75, duke shënuar përkeqësim në raport me vitin e kaluar, pasi ishte 5.04.
Pavarësisht përkeqësimit, kemi përmirësim në renditje, pasi në 2016 ishin në vendin e 102. Por fakti që jemi rritur disa vende nuk është meritë e përmirësimit tonë por e përkeqësimit të vendeve të tjera.
Shqipëria renditet mes 15 vendeve me rrezik më të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore, së bashku me Bosnjë Hercegovinën e Serbinë.
Rezultatet kryesore dhe gjetjet për 2017
10 vendet me rrezikun më të lartë janë; Irani, Afganistani, Guinea,Taxhikistani, Laosi, Mozambiku, Mali, Uganda, Kamboxhia dhe Tanzania.
Tre vendet me rrezik më të ulët janë: Finlanda, Lituania dhe Estonia.
Përmirësimet më të mëdha që nga viti 2016 janë bërë nga Sudani, Tajvani (Kina), Izrael dhe Bangladesh.
Vendet që përkeqësohen më së shumti në rezultatet e tyre në 2017 janë Xhamajka, Tunizi, Hungari, Uzbekistan dhe Peru.

Raporti 2017
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO