Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Tiranë- Janë 791 mijë pensionistë, që duke nisur nga data 1 Tetor, do të kenë në pagesën e tyre  shtesën prej 4.1%. Por duket se kjo masë nuk i kënaq pensionistët, duke i krahasuar me rritjen e kostos dhe shpenzimet që kanë.

Për Sofia Ikonomin, e cila jeton e vetme në Tiranë, rritja prej 4000 lekësh të vjetra në pensionin e saj prej vetëm 120 mijë lekësh të vjetër, nuk e ndihmon aspak në përditshmërinë e saj. Sot ajo mundi të blejë vetëm bukën dhe arra.

“Munda të ble bukën dhe arrat, pasi frutat nuk mundem t’i ble, sepse nuk me del pensioni, duhet të më dërgojë djali nga jashtë shtetit”, shprehet ajo ndër të tjera.

Sofia thotë se pensioni nuk ia mbulon kurrsesi shpenzimet mujore, dhe për këtë i duhet e domosdoshme ndihma e fëmijëve, që jetojnë në emigracion.

“Me këto lekë unë duhet të paguaj dritat dhe faturat e tjera, tani na është shtuar dhe pompa e ujit për ta paguar”, vijon ajo.

Rritja në masën 4.1 % lidhet me inflacionin për mallrat e shportës, që ka ndodhur nga viti 2023 dhe vazhdon deri më sot. Po si e presin këtë rritje pensionistët?!

Edhe ekspertët e konsiderojnë rritjen e pensionit të pamjaftueshme në raport me inflacionin, ndërsa nga ana tjetër e cilësojnë edhe një vendim të vonuar.

Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie, shprehet:

“Në fakt indeksimi pritej në periudhë e pranverës, prill-maj pritej të kishte indeksim dhe kjo shtyrje ka sjell një zemërim të pensionistëve. Është indeksim si është parashikuar në ligj, por kemi dy probleme, e para një pjesë e pensionistëve jetojnë në varfëri ekstreme dhe i dyti është kjo shtyrje për ata është disa para të munguara. Mendoj se indeksimi duhet të ishte bërë kohë më parë dhe të mos lihej për në tetor", tha ajo.

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Kurse masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj. Indeksimi do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 1.6 miliardë lekë vetëm për këtë vit.

-Pensionet urbane të pleqërisë                   Shtesa  752 lekë
-Pensionet rurale                                         Shtesa 453 lekë
-Pensionet  Sociale                                      Shtesa 9.710 lekë

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zigur: 13/10/2024 21:17

    Kosova vendi më i ri dhe më varfër rrit pensionet me 20% ndërsa këta tallin bythën me 4.1%,kjo është një rritje qesharake për të cilën u bë një propagandë e madhe,më e mira do të ishte të mos flitej fare sepse me aq lekë vetëm 1,5 kg.spinaq në muaj blen.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 13/10/2024 20:18

    Po mirë që shkruani për pensionet, dajini atosipas:1 Grup moshave;2Profesioneve.3Ato në fshat dhe qytef.Duhet të kuptoni sr pensionnet e fshsatit do të jenë më të ulta?Për mua po s.p.se ata morën tokën,bagëtinë dhe lanë ato ose i shitën dhe vijnë për të jetuar në qytet dhe shumë mirë,por haruan që kushtet social ekonomike ndryshojn(nuk ka lopë,vezë,fasule,pula etj. etj).Këtu çdo gjë është mbi bazën e lekut.Por klasa puntore e dikurshme që punoj nuk është 'gjynah,???Unë mendoj që në rradhë të parë pensionet e klasës puntore dhe më pas ato të fshatadlve që lanë tokën,shitën tokën,lopët,kuajtl,deled dhe djitë dhe vijnë në qytrt e venë për vezë te dyqani.E dadhut gazetë përpare se të shkruani për pensionet e fshatarit dilni dhe shihni çmimin e tokës arë të marë nga reforma e kthyer në truall, sa puntorë por puntorë jan me prona në pallate dhe sa jan ish kooperativistë,s intelektual jan me prona në toka dhe aparamenfe eyj.QëË TË RITEN PENSIONET TË TËRË ATA QË VIJNË NGA FSHATI TË ZORËZOJNË TAPIT E TOKËS,PO ASHTU DHE PUNONJËSIT E FERMAVE BU .DHE KUSH E KA SHITUR TË KËTHEJ LEKËT DHE NËMOS DHE OBJEKTET E PËRFITUARA NGA SHITJA E TOKËS.ME SA ZI PRANARI I TOKËS ËSHTË PËR SIPËRFAQEN DHE 6OC.M. THELLËSI MË PAS VJEN SHTETI.PO INTELEKTUALËT ÇFARË PËRFITUAN?KËTË LE TË SHOHIN DHE SHKRUAJNË GAZETAT JO TË ULËRIJNË.

    Përgjigju
    • Jeton: 13/10/2024 22:40

      Po cfare pretendon ti zoteri? Qe ai nga fshati te vazhdoj 70 vjev te punoj token per ty? Clidhje ka fshat apo qytet. Te gjithe kontribojne sipas mundesise. Mos u merziani pastaj kue rriten produktet e fshatit, se dhe ata njerez jane, nuk jane kafshe

    • Mara emigrante ne Itali: 13/10/2024 21:10

      Komenti i shqiptarit eshte shume i sakte , te falenderoj sinqerisht, por analistqener dhe specialistqenerit per te krijuar destabilitet japin analiza sipas qejfit te tyre .turp per gazetaret qe i japin keto lajme .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë