Indi, 15 persona përfshirë dy fëmijë humbin jetën nga shembja e një muri

Indi, 15 persona përfshirë dy fëmijë humbin jetën nga shembja e një muri

Pesëmbëdhjetë vetë, duke përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një mur u shemb në Pune të Indisë.

Dy vetë u shpëtuan nga Forca Kombëtare e Reagimit të Katastrofave të Indisë dhe janë në spital, tha shefi i policisë K. Venkatesham.

Skuadra rimori trupat e nëntë burrave, katër grave dhe dy fëmijëve.

Policia po kryen një hetim për të verifikuar shkakun e shembjes së murit, tha Venkatesham, duke shtuar: "Kushdo që është përgjegjës, ndaj tyre do të merren masa".

Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan automjete që u dëmtuan kur muret u shembën.

Pune ka një popullsi prej rreth 3 milion, duke e bërë qytetin e dytë më të madh në shtetin perëndimor të Maharashtrës. Ajo shtrihet rreth 120 kilometra në jug-lindje të Mumbait.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja