Indi/ 35-vjeçari shkoi në spital me dhimbje barku, mjekët i heqin 60 objekte nga zorra: Është në gjendje kritike

Indi/ 35-vjeçari shkoi në spital me dhimbje barku, mjekët i heqin 60 objekte nga zorra: Është në gjendje kritike

60 objektet e nxjerrura nga zorra e 35-vjeçarit

Një burrë që vuante nga dhimbjet e stomakut prej dy vitesh ka tronditur mjekët, të cilët zbuluan se ai kishte gëlltitur sende të ndryshme, si varëse, zinxhirë, kufje etj.

“Gjatë kryerjes së një radiografie, ne gjetëm varëse, zinxhirë, kufje dhe shumë objekte të tjera brenda stomakut”, tha Dr. Ajmer Sain Kalra, Drejtor i Spitalit Moga Medicity në Punjab, Indi.

Pacienti 35-vjeç kishte shkuar në spital me dhimbje barku dhe temperaturë të lartë. Mjekët thanë se ata i kishin bërë ekografi dhe rreze x dhe zbuluan se dhimbja e tij ishte shkaktuar nga rreth 60 sende të vogla jo të ngrënshme, duke përfshirë vida, zinxhirët, bulonat, kufje, magnetët, kopset e këmishave, raporton The Mirror.

Mjekët e diagnostikuan 35-vjeçarin me një gjendje të shëndetit mendor ku i sëmuri “gëlltit në mënyrë të detyrueshme objekte që nuk janë ushqim”, sipas Klinikës Cleveland.

Sëmundja është më e zakonshme tek fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me çrregullime psikiatrike, duke përfshirë veçanërisht çrregullimet e spektrit të autizmit, aftësitë e kufizuara intelektuale ose skizofreninë. Sipas Jam Press, të afërmit e pacientit nuk ishin në dijeni të problemit.

“Pasi kishte ngrënë sende të mprehta, kishte lëndime të rënda në stomak”, tha mjeku që e operoi.

Pacienti iu nënshtrua një operacioni prej tre orësh për të hequr objektet. Sipas mjekëve, 35-vjeçari mbetet i intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Raporti i Reporterëve pa Kufinj për lirinë e medias, Rama: Marrim masa masa për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve

Raporti i Reporterëve pa Kufinj për lirinë e medias, Rama: Marrim masa masa për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve