Indi, burri rrihet nga dy gratë e tij për këtë arsye të çuditshme (VIDEO)

Indi, burri rrihet nga dy gratë e tij për këtë arsye të çuditshme (VIDEO)

Foto nga ngjarja

INDI- Një burrë indian është rrahur nga dy gratë e tij pasi kërkoi të martohej në mënyrë të paligjshme me një grua të tretë.

S. Aravind, i njohur si Dinesh u martua për herë të parë në vitin 2016 dhe vendosi të martohej me një grua të dytë në fillim të këtij viti.

Sipas Daily Mail,  mediat lokale kanë raportuar se  Dinesh kishte abuzuar fizikisht me të dy bashkëshortet e tij, duke bërë që të dy të ktheheshin të jetonin me prindërit e tyre.

Kur ato mësuan për planin e Dinesh që donte të martohej me një grua të tretë ata vendosën të ndërmarrin veprime.

Video nga shteti jugor Tamil Nadu tregon njërën nga gratë e Dinesh duke vrapuar drejt burrit dhe duke e rrahur dhe më pas  gruaja tjetër  gjithashtu fillon të godasë burrin.

Më pas burrat që ndodheshin aty e shkelmojnë dhe shtypin Dinesh derisa ai shtrihet në dysheme. Më pas ai arrestohet pasi poligamia ishte e jashtëligjshme në Indi në vitin 1956 për të gjithë qytetarët hindu, megjithatë myslimanët ende lejohen ligjërisht të kenë më shaumë se një grua.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë