Indi/ Mbi 120 të vdekur në një tubim fetar

Indi/ Mbi 120 të vdekur në një tubim fetar

Indi

INDI-Më shumë se 120 persona kanë vdekur në Indi, mes të cilëve 108 gra dhe 7 fëmijë, pasi kishin shkuar në shtetin Uttar Pradesh të Indisë, për të dëgjuar një predikues.

Sipas mediave indiane, predikuesi i njohur si “Bhole Baba” po largohej nga tubimi me makinën e tij, kur turma prej më shumë se 250 mijë personash, të cilët kishin shkuar për ta dëgjuar, filluan të bërtasin dhe të vrapojnë drejt makinës, duke shkelur të tjerët që ishin ulur.

Kryeministri indian Narendra Modi dha kompensimin prej 2400 dollarësh për të afërmit e të vdekurve dhe 600 dollarë për 28 të plagosur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë