Stomatologët e një spitali në provincën Byculli të Indisë kanë nxjerrë një numër të jashtëzakonshëm dhëmbësh nga një i ri, i cili ishte ankuar për dhimbje në zgavrën e gojës, njoftoi sot media indiane.
Adoleshentit 17-vjeçar Ashik Gavai iu hoqën nga goja 232 dhëmbë, pasi ky i fundit u ishte ankuar stomatologëve se kishte probleme me gëlltitjen dhe se kishte dhimbje në gojë.
Pas kontrollit, mjekët kanë zbuluar se ai vuante nga një lloj i rrallë i anomalisë së shpërndarjes së dhëmbëve, prandaj i këshilluan ndërhyrjen kirurgjikale. Operacioni zgjati mbi shtatë orë, ndërsa stomatologët janë befasuar me numrin e dhëmbëve që kanë nxjerrë nga goja e Gavait. "Filluam të nxirrnim dhëmbët më të vegjël, pastaj më të mëdhenjtë. Në fund të operacionit u tronditëm, sepse kur i numëruam ishin 232 dhëmbë", tha stomatologia Sunanda Dhivare-Palwankar, e cila realizoi operacionin./ATSH/
/Shqiptarja.com