Indi, tragjedia hekurudhore, bilanci i viktimave shkon në 60 persona

Indi, tragjedia hekurudhore, bilanci i viktimave shkon në 60 persona

Momenti kur sapo kalon treni përmes turmës së njerëzve

Indi- Nga burimet e reja bëhet e ditur se ka  shkuar në 60 bilanci i viktimave nga përplasja e një treni me një turmë njerëzish në pjesën veriore të Indisë. Ku njerëzit ishin mbledhur për të parë fishekzjarret gjatë një festivali fetar.

Kjo ngjarje tragjike u regjistrua në periferi të Amritsarit, një qytet në shtetin e Punjab.

Bëhet e ditur sipas shtypit lokal, se dy trena kishin arritur nga drejtime të kundërta në dy binarë  të ndryshëm.

Mirëpo ndryshimi i gabuar  në të njëjtën kohë  i binarëve solli tragjedinë. Viktimat janë përplasur nga njëri prej trenave. Ndërkohë që numri i të plagosurve ka shkuar në 50 persona.

Ndërsa policia bëri të ditur se viktimat nuk e kishin dëgjuar zhurmën e trenit ekspres Jalandhar-Amritsar, për shkak të zhurmës që kishin shkaktuar fishekzjarret.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja