India përballet me krizën më të madhe të ujit në histori, mijëra vet vdesin çdo vit

India përballet me krizën më të madhe të ujit në histori, mijëra vet vdesin çdo vit

Rradhët e gjata të njerëzve që presin të marrin ujë nga çezmat publike në lagjet e varfëra indiane

India po përballet me krizën më të madhe të ujit në historinë e saj.

Rreth 600 milionë njerëz vuajnë nga mungesa e ujit.

Raporti i Niti Aayog, i cili bazohet nga të dhënat e 24 qyteteve në Indi, thotë se kriza "vetëm do të përkeqësohet" në vitet në vijim.

Gjithashtu paralajmërohet se 21  qytete nuk do të kenë ujra nëntokësore deri në vitin 2020 pavarësisht kërkesës në rritje.

Kjo gjithashtu do të kërcënonte sigurinë e ushqimit pasi që 80% e ujit përdoret në bujqësi.

Zona rurale gjithashtu janë të prekura nga mungesa e ujit të pijshëm. Ata nuk mund të 'mbështeten' tek ujrat nëntokësor për shkak të rënies në mënyrë të çrregullt të shirave dhe faktit që uji nëntokësor përdoret gjithnjë e më shumë për bujqësi kur shirat vonohen ose janë të pamjaftueshme.

Rreth 200,000 indianë vdesin çdo vit, sepse nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, sipas raportit.

Shumë prej tyre mbështeten tek furnizmi me ujë tek privatët ose çisternat që paguhen nga qeveria.

Rradhët e gjata të njerëzve që presin të marrin ujë nga cisternat apo çezmat publike janë një pamje e zakonshme në lagjet e varfëra indiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 02/07/2018 01:55

    Ata nëse ju besojn argumenteve dhe KRIJUSIT TË VET Shumë leht mushen krojet puset lumejt me ujë,Fal nuk ka kurgja,duhet me meritu.Së pari let msohen me marr AVDES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë