TIRANE - Fjalori i pistë dhe plot urrejtje bashkuar me thirrjet për Shqipërinë etnike ndaj futbollistëve me origjinë shqiptarë që luajnë për "helvetët" e po lëshohen gjatë ndeshjes Shqipëri – Zvicër kanë indinjuar mijëra tifozë dhe qytetarë, që kanë shprehur menjëherë indinjatën e tyre në rrjetet sociale pikërisht në minutat e zhvillimit të ndeshjes.
Në stadium janë lëshuar fyerje të rënda personale ndaj Shaqirit e Berhamit si dhe thirrje të tipit "Shqipëri e shqiptarëve - vdekje tradhtarëve", që kanë ngritur në alarm vëmendjen qytetare.
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar menjëherë me një frazë të vetme” Miq, kjo është e rrezikshme”, kurse deputeti socialist Erin Braçe ka shkruar:
“E dija që do ndodhte kjo! Është e turpshme, e neveritshme! Jo, injorantë!
Shqipëria nuk është e juaja! Ju nuk mund të na përfaqësoni! Jemi kundër thirrjeve të ndyra: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!” – ka “bërtitur” Braçe.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Në stadium janë lëshuar fyerje të rënda personale ndaj Shaqirit e Berhamit si dhe thirrje të tipit "Shqipëri e shqiptarëve - vdekje tradhtarëve", që kanë ngritur në alarm vëmendjen qytetare.
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar menjëherë me një frazë të vetme” Miq, kjo është e rrezikshme”, kurse deputeti socialist Erin Braçe ka shkruar:“E dija që do ndodhte kjo! Është e turpshme, e neveritshme! Jo, injorantë!
Shqipëria nuk është e juaja! Ju nuk mund të na përfaqësoni! Jemi kundër thirrjeve të ndyra: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!” – ka “bërtitur” Braçe.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)







