Dhe pse rrallë gjithçka shkruaj apo postoj aty i referohet punës time apo urimeve të përbashkëta për festat kombëtare . Instagrami për mua mbetet një mjet komunikimi për tu argëtuar. Gjithsesi ky postim i bërë në fan page tim Zyrtar vlen për kolegët e mi dhe këdo që sot duhet ta mësojë që e vetmja adresë zyrtare e imja në Fb është ky fan page nga i cili mora postimin.
Mu desh të bëja këtë sqarim të nevojshëm pasi "erdhi koha e lajmit fast food" ku përfitohen klikime po ndërkohë dëmtohet imazhi. Sigurisht forca e fjalës është dhe e imja sikurse e çdo personi publik , ndaj nëse vlen dhe ky postim në instagram për zbardhjen e lajmit le të shërbejë për mirë.
(Lajmi konsitonte për trafikun dhe një koment jo të përshtatshëm në fjalor për tu bërë publik. ) Po i afrohem Oprah Winfrey me ktë interes që po tregoni ndërkohë që modestisht kërkoj të vini pikat mbi atë çfarë bëj,punën time. Faleminderit,”-ka shkruar Osmani në rrjete sociale.
Në këtë mënyrë moderatorja ka përgënjeshtruar statusin e publikuar vetëm një ditë më parë.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)