TIRANE- Individët gjatë vitit që lamë pas preferuan më shumë marrjen e një kredie sesa tërheqjen e një overdrafti(kredie afatshkurtër) nga bankat. Duke iu referuar raportit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2013, rezulton se në ndryshim nga viti 2012, kur kërkesa e individëve për marrjen e një overdrafti përllogaritej në 8.6 miliardë lekë, në vitin që shkoi kjo shifër u ul duke shkuar në 8.2 miliardë lekë, pra 4.3% krahasim me një vit më parë.