XHAKARTA - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry theksoi sot se do të ishte papërgjegjshmëri të mos ndihmonim kurdët sirianë që luftojnë kundër organizatës së Shtetit Islamik në Kobane, qytet kufitar me Turqinë, pas dërgimit të armëve nga SHBA.
"Do të ishte papërgjeshmëri për ne dhe në të njëjtën kohë shumë e vështirë për t'i kthyer kurrizin një komuniteti që po lufton kundër ISIS", deklaroi Kerry gjatë një vizite në Xhakartë, Indonezi.
"Ky është një moment krize, një urgjencë", nënvizoi Kerry gjatë një takimi me homologun filipinas, Albert del Rosario duke këmbëngulur në faktin se nuk bëhej fjalë për një ndryshim politik nga ana e SHBA-së.
Ai theksoi se Uashingtoni i kupton sfidat e Turqisë përballë rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), organizatë e paligjshme për Ankaranë.
Ushtria amerikane kishte njoftuar dje si kishte dërguar për herë të parë armë për luftëtarët kurdë që mbrojnë qytetin e Kobanes, pushtruar nga grupi i Shtetit Islamik.
Këto armë janë dërguar me avion sepse Turqia ka refuzuar të dërgojë armë për luftëtarët kurdë sirianë që mbrojnë KObanen, me motivin se ata janë të lidhur me PKK-në./ATSH/