Shqipëria do të mikpresë në vitin 2025 për herë të parë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), eventin më të rëndësishëm global në fushën e sigurimeve.
Pritet të marrin pjesë përfaqësues nga mbi 150 autoritete mbikëqyrëse dhe rregullatore, si dhe përfaqësues të industrisë së sigurimeve.
Në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të IAIS-it, zhvilluar më 5 dhjetor 2024 në Cape Town, drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, Mimoza Kaçi, prezantoi platformën dhe vizionin e Autoritetit për organizimin e këtij eventi vitin e ardhshëm në Shqipëri.
Kaçi theksoi marrëdhënien e shkëlqyer me IAIS, dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Autoritetit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe harmonizim të praktikave mbikëqyrëse me standardet ndërkombëtare në sigurime.
Gjatë vitit 2024, bazuar në rekomandimet e ‘Raportit të Vlerësimit të Përputhshmërisë’ të IAIS, janë hartuar dhe propozuar ndryshimet përkatëse, si në ligjin e sigurimeve dhe risigurimeve, ashtu edhe në ligjin për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim forcimin e kuadrit ligjor dhe rregullator.
“Qëndroj sot përpara jush si dëshmitare e transformimit të jashtëzakonshëm të vendit tim, Shqipërisë, të cilën do ta quaja thesari i vogël në zemër të Europës. Trashëgimia jonë kulturore është po aq e pasur, sa dhe unike. Ne jemi vendi i Nënë Terezës, shpirti i së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë. Dëshiroj të jemi të gjithë bashkë vitin e ardhshëm për të përjetuar magjinë e vendit, që do të lërë gjurmë dhe do të mbetet gjatë në mendjen tuaj”, u shpreh Kaçi.
Konferenca Vjetore IAIS 2025, do të mbledhë në Tiranë mbi 500 drejtues të nivelit të lartë nga autoritetet mbikëqyrëse dhe tregu i sigurimeve nga mbarë bota, për të diskutuar mbi zhvillimet dhe sfidat në fushën e sigurimeve.
Njëkohësisht, ky event do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë, si një destinacion të ri në fushën e turizmit. Pjesëmarrësit në aktivitet, shprehën interes të lartë, ndërsa vizituan stendën promovuese të Shqipërisë.
AMF desha te thoja :-)
PërgjigjuUrime per Shqiperine qe do te jete host vitin tjeter. Pergezime drejtoreshes se AMSH dhe stafit per Kete perfaqesim dinjitoz ???????? ????
Përgjigju