Mijëra studentë protestuan sërish në Beograd 5 ditë pas brumbullimit masiv në qendër të qytetit ku thuajse 30 mijë hodhën parulla kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiç.
Arsyeja ishte e njëjtë edhe në protestën e organizuar këtë Krishtlindje, ngjarja në stacionin e trenit në Novi Sad, ku tavani i rindërtuar i tij u rrëzua duke vrarë 15 përsona, dhe që sipas studentëve dhe protestuesve shihet prej tyre si një rast korrupsioni shtetëror.
Ditën e Krishtlindjes, ata u ndalën përpara zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, ku rreth 1 mijë studentë lanë letra me shënimin “presim që të luftosh për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika dhe korrupsioni”.
Protestuesit synojnë që të ushtrojnë presion tek institucionet për mbajtjen e përgjegjësive, ndërsa mesazhet e dhëna në protestën masvie të disa ditëve më parë shkonin për një largim të Aleksandër Vuçiç dhe mazhorancës së tij qeverisëse, nga pushteti.
Presidenti i Serbisë ka larguar përgjegjësitë nga vetja dhe është shprehur se institucionet duhet të gjejnë dhe të mbajnë përgjegjësitë përkatëse, ndërsa protestat i ka cilësuar si të nxitura politikisht nga opozita.