Temperaturat e larta të kësaj vere japin veçanërisht ndikim tek persona që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, hipertension dhe diabet.

“Temperaturat e nxehta kanë një rol të rëndësishëm në pacientët tanë kardiakë, të cilët dekompensohen dhe paraqiten pranë urgjencave. Ka një shpeshtim të moshave të reja. Kjo vjen edhe si pasojë e stilit të jetesës, obezitetit, duhan pirja”,- thotë Edison Skëndo, mjek kardiolog.

Mjeku kardiolog në spitalin e Beratit, Edison Skëndo thotë se ataku kardiak, tashmë nuk është më një sëmundje e moshës së tretë, por po prek edhe të rinjtë.

“Është ulur pragu nën 35-40 vjeç. Ndikojnë faktorët gjenetikë, hiperkolisterolemia familjare. 10-15% e infarkteve ndodhin nën moshën 45-vjeçare. Ato shkaktohet nga mbyllja e një ene koronare, nga mosfurnizimi i muskulit të zemrës me oksigjen dhe me gjak dhe për pasojë ndërhyrja nga ana jonë në mënyrë të shpejtë është shpëtuese zemrën dhe për vetë jetën e pacientit, nëpërmjet koronarografisë”,- thotë Skëndo.

Mjeku këshillon se për të evituar rastet tragjike, së pari duhet ndryshuar stili i jetesës, dhe duhet të bëhen kontrolle periodike te specialistët.

“Nuk duhet ardhur vetëm në momentin që ai ka ankesa specifike. Duhet bërë një check-up analizash duke filluar nga sheqeri i fshehtë, kolesteroli, veshka, analizë gjaku, teroide. Kontrolle peridoke dhe tek moshat që janë 35-45 vjeç, minimalisht ne rekomandojmë një kontroll të paktën 1 herë në vit.  Evitimi i vapës, i pikut të orëve të nxehta të temperaturave, hidratimi i vazhduar, ushqime sa më të lehta”,- thotë kardiologu.

Në Repartin e Kardiologjisë të Spitalit Rajonal të Beratit dhe në Poliklinikën e Specialiteteve, fluksi i vizitave ambulatore është rritur ndjeshëm, duke arritur në rreth 60–70 vizita në ditë.


 

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22

    Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?