Infeksioni Covid-19 dhe sindroma Kawasaki te fëmijët

Infeksioni Covid-19 dhe sindroma Kawasaki te fëmijët

Kur filloi të përhapet në të gjithë botën, Covid dukej se donte të kursente fëmijët, të cilët duket se ishin pothuajse imunë ndaj infeksionit. Ndërkohë, ekspertët regjistruan rritje anormale të rasteve të fëmijëve që vuajnë nga sëmundja Kawasaki, një inflamacion i enëve të gjakut që shkakton ethe, temperaturë, çarje të buzëve, duarve dhe këmbëve si edhe skuqje në të gjithë trupin. Për më tepër, një pjesë e madhe e pacientëve kishin rezultuar pozitiv për Covid-19.

Por tani rezulton se, në disa raste, nuk ishte sindroma Kawasaki: disa fëmijë, në fakt, zhvilluan Mis-C, një sëmundje e re inflamatore sistemike e shkaktuar nga Sars-CoV-2. Megjithëse fëmijët zakonisht sëmuren në një mënyrë më pak të rëndë, Covid-19 te ata mund të shfaqet në formë të rëndë të inflamacionit sistemik, i cili mund të zhvillohet pas infektimit. Mis-C manifestohet me simptoma shumë të ngjashme me sëmundjen Kawasaki.

Tani, studiuesit nga Spitali ‘Bambino Gesù’ në Romë, kanë arritur të identifikojnë profilin imunologjik dhe të njohin funksionimin e inflamacionit të ri të shkaktuar nga koronavirusi. Hulumtimi, i kryer në bashkëpunim me Karolinska Institut në Stokholm, u botua edhe në revistën shkencore ‘Cell’ dhe është një hap përpara në diagnostikimin e hershëm dhe trajtimet për fëmijët që janë prekur me Covid-19.

Në studim u përfshinë 101 fëmijë: 13 prej tyre (të infektuar me Covid-19) kishin zhvilluar formën inflamatore multisisteme, 41 kishin kontraktuar Sars-CoV-2, 28 ishin prekur nga sindroma Kawasaki dhe 19 ishin të shëndetshëm. Si në pacientët me Mis-C ashtu edhe në ata të prekur nga Kawasaki, rezultatet treguan ndryshim në nivelet e citokinave , të cilat janë në gjendje të lehtësojnë inflamacionin. Sidoqoftë, ka disa ndryshime: një prej citokinave, interleukina 17a, për shembull, u rrit veçanërisht tek fëmijët me sëmundjen Kawasaki por jo tek ata me Covid-19 dhe Mis-C.

"Këto rezultate janë një zbulim i rëndësishëm edhe për të zgjedhur një protokoll më të saktë dhe të bazuar në prova për trajtimin e inflamacionit sistemik në lidhje me infeksionin me SARS-CoV-2 dhe sëmundjen Kawasaki ", - tha Dr. Paolo Palma, kreu i Vaksinologjisë Klinike të Imunologjisë dhe autor i studimit.
 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë