TIRANE - Një debat ka nisur në rrjetin social "Facebook", midis një personi të vetëquajtur "Infermierja Lsi" dhe Drejtorit të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero. "Infermierja LSI" shkruan se infermierët e rinj kanë punuar në spital dhe nuk u janë dhënë rrogat për 7 muaj. Debati ka nisur pas publikimit të një fotoje në “Facebook” nga ana e infermieres.
Infermierja LSI: Hani e shtroni dreka ju "kokat" e LSI-së, turp t'ju vijë. Ndërsa elektoratin tuaj të QSUT-së, infermierët e rinj i mashtruat e nuk i dhatë 7 muaj rroga,keni 2 vjet që talleni me kontrata mashtruese dhe nuk i kaloni definitiv. Normale se nuk ju ngelet buxhet, sepse i harxhoni me dreka dhe udhëtime dhe me mashtrime elektorale, por harroni se s'ka më budallenj sot. Ne po presim dhe disa ditë për të marrë vendimin tonë final, se nga cila anë do shkojmë në votime. Kjo varet nga ju sa të zgjuar jeni,sa real do jeni se ne infermierët e rinj nuk i kapërdijmë më gënjeshtrat tuaja, duam vepra, na bëni definitiv dhe hiqini kontratat mashtruese.
Pëllumb Pipero: Përshëndetje Znj/Zonjusha "Infermierja LSI", po ju shkruaj te komentet për foton, në të cilën jam dhe unë dhe që e përzgjidhni dhe e postoni ju në Facebook. Jeni me të drejtën tuaj të postoni një foto sikundër jemi dhe ne në të drejtën tonë edhe të ushqehemi edhe të ndajmë gëzime me miqtë. Unë jam person shumë i hapur dhe ju kam shpjeguar me qetësi se militantizmi, politik nuk ju bën gjithnjë të mundur një punësim afatgjatë, profesionalizmi dhe konkurrenca në tregun e punës jua mundëson këtë, madje pa pasur nevojën për suportin e partive, të cilat në demokraci ja lënë vendin njëra-tjetrës. Ndoshta je vajzë e re, ndoshta je në nevojë, e di që të duhet një vend pune, por nuk ke zgjedhur të konkurrosh, përkundrazi je fshehur pas emrit të një partie dhe vazhdon të bësh presion e shantazh, herë me vota, herë me foto e herë verbale, ç'ka nuk të nxjerr asnjëherë në rrugën e duhur. Shfaqu pa maskë, trokit për ballafaqim.
Infermierja LSI: Sa shpejt reagoni ju z.Pëllumb dhe sa shpejt reagojnë dhe servilët e partisë, sepse kanë frikë nga humbja se ju boshatisen xhepat. Ndërsa ne elektorati i thjeshtë luftojmë për bukën e gojës. Të gjithë ata që bërtasin e duan këtë parti veç për xhepat e tyre, ndërsa ata që bashkohen me problemin tonë e duan me zemër LSI-në, dhe të mirat e popullit tonë. Sa bukur reagojnë servilët, kur ju preket e ardhmja e karriges me te cilat mbushin xhepat, ndërsa për një problem madhor tonin që është njëkohësisht edhe i tyre dhe i shëndetësisë, se për popullin tonë as që duan t'ia dinë dhe kur vijnë në spitale pastaj kërkojnë shërbim të mirë, kushte të mira etj.
Pëllumb Pipero: Sinqerisht kisha vendosur të mos prononcohem, përgjigjem e shkruaj më në raport me një infermiere as profesioniste, as militante, por vetëm arrogante, me fare pak respekt ndaj vetes e profesionit dhe me aspak respekt ndaj të tjerëve, madje me një fjalor shpesh jo etik. Demokracia është mundësi gjithashtu dhe shteti nga ti jo-infermierja LSI dhe QSUT nuk është e vetmja mundësi për t'u punësuar, për më tepër përmes një apo disa votave që kurrë mos i marrtë asnjë parti nga ju dhe nga të tjerë që mendojnë si ju, pasi vota duhet të jetë bindje dhe jo interes. Vajzë a djalë qofsh konkurro, kërko si qytetare dhe jo si militante, mësohu të komunikosh dhe jo të hedhësh vrer. Ke gjetur vendin, kohën dhe njeriun e gabuar për të hedhur baltë, madje edhe për ta etiketuar me fjale që nuk dua ti kujtoj. Zoti të faltë, kaq e re dhe kaq arrogante dhe e pa sjellshme, madje e fshehur pas fytyrës të bamirëses me të madhe në botë. Ky është komenti i fundit për ju. Në ke fytyrë eja më tako në ministri.
Infermjerja LSI: Nëse jeni burrë z.Pellumb Pipero dhe ministri i shëndetësisë bashkë dhe me kryetarët e LSI-së, të dilni publikisht dhe mohojeni se ju keni qenë ata që na thoshit që të vazhdojmë punën se do të na rregullonit dhe ne punuam 7 muaj pa rroga që ju nuk na i dhatë kurrë ato lekë. Dilni dhe pranojeni publikisht se na keni mashtruar kur në korrik z.Vangjel Tavo, ka deklaruar se do të kalojnë me VKM 152. E pra, mos me thoni mua imorale apo gënjeshtare sepse gënjeshtarët e vërtetë jeni ju. Nuk i kam mohuar kurrë meritat tuaja sesi keni arritur aty lart. Ja ku po të them publikisht se unë jam elektorat i LSI-së dhe të vetmit që më pëlqejnë aty dhe i admiroj janë Z. Meta, Z. Ivziku, Z. Pipero, Znj. Kryemadhi. Të gjithë të tjerët janë veç servila. E pra nëse e shikoni mirë problemin që unë kam shtruar këtu nuk është thjesht një problem i imi por i shëndetësisë, sepse nuk bëhet shëndetësia me kontrata të dashur ministra, por me vendime të qëndrueshme.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 25 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com