Infermierja në Tiranë i vidhte kartat ID pacientëve dhe ia jepte shoqes që merrte kredi në emër të tyre për të furnizuar dyqanin e saj! Arrestohen të dyja, një tjetër në hetim

TIRANË-Një skemë mashtrimi si nëpër filma ka ndodhur në Tiranë, duke vënë në pranga 2 të reja, mes tyre një infermiere. Elisabeta Bardhollari , 39 vjeçe, e punësuar si infermiere në spitalin psikiatrik nr.5 në Tiranë u vidhte kartat e identitetit pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe.

Më pas 32-vjeçarja, e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake në në dyqan në zonën e Porcelanit, i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi në emër të pacientëve me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte.

Gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë është edhe A.H., i cili transportonte pajisjet elektroshtëpiake që bliheshin nga 32-vjeçarja dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Infermierja e arrestuar ka qenë edhe më parë e proceduar për të njëjtën skemë mashtrimi, por në gjendje të lirë.

Dy të arrestuarat kanë përfituar një vlerë rreth 40 milionë lekë nga kreditë e marra në emër të personave të tjerë në mënyrë të paligjshme, ndërsa arrestimi i tyre ka ndodhur gjatë operacionit të koduar “Elektro”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Tiranë/ Detajet nga mashtrimi që dy gratë u bëni qytetarëve, të paktën 10 prej tyre ranë 'pre' e vjedhjes! Ato u vëzhguan nga policia për disa kohë para arrestimit

Elisabeta Bardhollari , 39 vjeçe, infermiere dhe shoqja e saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe, shitëse, prej kohësh mashtronin dhe vidhnin qytetarët duke u marrë kartat e ID dhe më pas tërhiqnin kredi në emrin e tyre. Report Tv mëson se atyre u janë dokumentuar të paktën 10 raste të vjedhjes, ku vetëm në një rast mashtrimi shkon në të paktën 4 milionë lekë të vjetra.

Më herët ka pasur në polici denoncime nga qytetarë që kanë rënë pre e mashtrimit dhe nga këtu ka nisur verifikimi nga Krimi Ekonomik në Policinë e Tiranës.

Dy gratë janë mbajtur në vëzhgim për disa kohë, deri në arrestimin e tyre.

I.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush Kushtetuta vetëm duhet ndryshuar apo duhet një e re?

Komento

Komente

  • Iris: 29/09/2021 00:11

    Po mire ketyre <<te zgjuarave>> deri ketu u funksiononte truri per djallezi?!Thjesht pse pacientet ishin te shtruar ne psikiatri,kjo s'do te thoshte se te gjithe ishin te pakurueshem e s'kuptonin gje,dhe kjo s'do te thote qe te gjithe jane pa,ose braktisur nga familjaret,qe keto te mendonin se askush nuk cante koke per ta dhe o burra te perfitojme?!

    Përgjigju
  • Era: 28/09/2021 10:32

    Te denohen ne menyren me te drejte keto dy mashtruese! Sa e lodhin veten duke gjetur menyra per te vjedhur te dobetit, me mire te punojne me shume, meqe dashkan te ardhura me te larta! Turp i madh!

    Përgjigju
    • Loni: 28/09/2021 23:24

      Bukuri! Hata fare! Ju lumshin duart! Kur nuk funksionon asnje organ ligjzbatues!? Mua per nje kod interneti tek albtelekom qe e kam me emrin e plakes me kerkuan plaken personalisht se kishin hall mos abuzoja me kodin e internetit Tim. Gocat kredi pa qen personi... Bota fare!



×

Lajmi i fundit

John

Tronditëse/ Familja afgane shet vajzën për 500 dollarë: Jemi të uritur, duhet ta bënim