TIRANE - Sipas INSTAT-it, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin shkurt shënoi një rritje prej 2.5 përqindësh, krahasuar me nivelin e çmimeve të “shportës” në shkurt 2012. Krahasuar me një muaj më parë, Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shënoi një rritje prej 2.6 për qind. Rritja më e madhe prej 17.0 për qind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet".

Rritje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmenden rritjet në nëngrupin "Fruta" me 2.5 për qind, “qumësht, djathë e vezë" me 0.4 për qind, etj Në disa nëngrupe të tjera të këtij grupi çmimet shënuan ulje, si në nëngrupet "sheqer e ëmbëlsira" me 1.5 për qind, "vajra dhe yndyrna" me 0.5 për qind.

Çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.5 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.8 përqind gjatë muajit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)