Inflacioni në muajin tetor qëndroi në nivelin 1.9% aq sa ishte edhe në muajin shtator. Këto janë vlerat më të ulta të regjistruara për inflacionin që prej qershorit të vitit 2021.
Ndikimi i grupeve kryesore në këtë inflacion 1.9% thotë INSTAT është dhënë nga shtrenjtimi i ushqimeve me 1% ndjekur nga shtrenjtimi i energjisë elektrike me +0,23 pikë përqindje. Në rritje gjatë muajit të shkuar ishin të gjitha grupet me përjashtim të transportit, çmimet e të cilit kanë rënë me -0.33%.
Ndërsa në raport me tetorin e vitit të kaluar INSTAT thotë se shtrenjtimin më të madh e ka pasur “Argëtimi dhe kulturë” me 5%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,5 % dhe “Ushqime e pije joalkoolike” me 3,1 %. Brenda grupit të ushqimeve zarzavatet patën rritjen më të fortë të çmimit me 8,3%, krahasuar me vjet, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4%, “mish” me 3,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,2 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,8 %, etj.
Vetëm si rezultat i rënies së inflacionit poshtë pritshmërive të Bankës së Shqipërisë prej 3%, Këshilli Mbikëqyrës uli normën bazë të interesit nga 3% në 2.75%. Ulja e normës bazë të interesit, pritet të reflektohet edhe në norma më të ulta interesi për kreditë e reja që do të japin bankat e nivelit të dytë.
E.Gj/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.7%
-
Shëndet
67.5%
-
Mirëqënia
21.8%
Vota total: 1926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor 2024, 17:54
-
2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër
25 Dhjetor 2024, 14:12
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
24 Dhjetor 2024, 14:28
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025
20 Dhjetor 2024, 10:58
Kur nuk ka kontroll nga shteti normal që çmimet do ngrihen
Përgjigju