Inflacioni ulet ndjeshëm në mars, por rritja e çmimeve të ushqimeve nuk ndalet

Inflacioni ulet ndjeshëm në mars, por rritja e çmimeve të ushqimeve nuk ndalet

Foto ilustruese

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në muajin mars. INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, në muajin Mars 2023 është 5,3%, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,7%. Treguesi ka rënë ndjeshëm nga 7.1% që ishte në shkurt dhe 8.3% që arriti në tetor 2022, duke shënuar rekordin që nga viti 1998.

Rënia e inflacionit ishte e pritshme, për shkak të bazës së lartë të muajit mars të vitit të kaluar, kur filloi një valë shtrenjtimesh të mallrave e produkteve si rrjedhojë e pasojave që dha sulmi I Rusisë ndaj Ukrainës në zinxhirin global të furnizimit. Psh, nafta në mars të vitit të kaluar arriti deri në 260 lekë për litër, ndërsa aktualisht është më pak se 190 lekë. Në mars 2022 filloi dhe shtrenjtimi I drithërave, vajit e produkteve të tjera ushqimore.

Ndonëse çmimet e karburanteve janë ulur, ushqimet vijojnë shtrenjtimin me ritme dy shifrore. Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,94 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,48 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,47 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,21 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me 0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,49 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Mars 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 11,0%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,6%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6%, “Veshje dhe këpucë” me 3,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6%, “Shërbimi arsimor” me 2,0%, “Komunikimi” me 1,4% dhe “Shëndeti” me 1,1%. Nga ana tjetër grupi “Transporti” shënoi ulje me 7,5%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 20,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 15,9 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 13,6 %, “mish” me 11,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 8,0 %, “bukë dhe drithëra” me 5,6 %, etj.

Pavarësisht tendencës rënëse të inflacionit, Banka e Shqipërisë, e cila si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ka vijuar politikën shtrënguese monetare. Në mbledhjen e datës 23 mars, Banka rriti sërish normën bazë, instrumentin kryesor që ajo përdor për të rritur inflacionin, duke e çuar në 3%. Vitin e fundit norma bazë është rritur 6 disa herë, nga niveli minimal historik prej 0.5%, që ishte në mars 2022.

Banka vlerësoi se megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie, presionet e brendshme mbi çmimet, dhe veçanërisht ato që burojnë nga tregu i punës, vlerësohet të jenë të forta dhe në rritje. Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht rënies, niveli i inflacionit në dy muajt e parë të vitit ishte në kahun e sipërm të pritjeve./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane