TIRANE - Qendra për Çështje të Informimit Publik ka reaguar pas shkrimit të publikuar në Shqiptajra.com, se Dhori Kule mban dy poste, atë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe si politikan.
 
INFOCIP risjell dy raste të tjera vjedhjesh që janë kryer në institucionet ku Kule ishte drejtuar. Kështu  INFOCIP, i referohet një viti më parë kur Kule  ishte kryetar i bordit të Porti Durrës, buxhetit të shtetit iu vodhën 18 milion dollarë, për të cilin KLSH ka bërë edhe disa kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit.

Ndërkohë në vitit 2012 në pozicionin e Rektorit të UT, ai kishte harxhuar 50 mijë USD nga paratë publike (të studenteve) për të blerë një automjet tip BENZ të përdorur për veten e tij, në shkelje flagrante të normativave të INSTAT dhe padyshim të konjukturës së tregut.
 
 Mesa duket, vjedhja e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit, nuk është i vetmi krim që ndodh “nën hundën” e Dhori Kules, kur tashmë, mban postin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqiëprisë.
INOFCIP i bën thirrje anëtarit të Këshillit Mbikqyrës, Dhori Kule, të zgjedhë nëse dëshiron të jetë këshilltar i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, apo anëtar i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

“Nëse ai zgjedh të jetë vetëm anëtar i Këshillit Bashkiak, atëherë ai duhet të ktheje mbrapsht në arkën e BSH të gjitha shpërblimet e përftuara teksa ka ushtruar këtë funksion në mirëbesim, por gjithsesi në shkelje të ligjit. Sipas nenit 45/2 të ligjit 8269 “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shuma totale e shpërblimit (që duhet të kthehet) përcaktohet duke përfshirë shpërblimin e punës (pagën), shpërblimet suplementare, si dhe kompensimet monetare ose jo monetare, përfshirë shëndetin, studimet pasuniversitare, kalimin e kohës së lirë ose përfitime për banesë”, thuhet në reagimin e  INFOCIP.

Në rast të kundërt, sipas INFOÇIP qeveria duhet të nisë procedurën e pezullimit të Dhori Kules nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të BSH. Gjithashti i kërkon Prokurorisë të  hetojë nëse ky rast është shpërdorim detyre.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)