Të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë në lidhje me resurset e Shqipërisë, tashmë mund të njihen që në hyrje të Stacionit Kufitar të Kakavijes me disa materiale informuese. 

Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim dhe me Bashkinë Gjirokastër, ka mundësuar mesditën e sotme, çeljen e një pike të tillë Infopoint ku mund të tërhiqen pa pagesë broshura, harta e botime të ndryshme

Ndërkohë edhe në portin e Sarandës është përuruar gjithashtu  nje zyre e informacionit turistik, si një pikë kyçe për fluksin e kroçerave dhe turistëve që mbërrijne përmes Portit. 

“AKT është një gjë shumë e thjesht por ndërkohë që ka vende për harta për fletëpalosje dhe për informacione , jo vetëm për zonën por edhe për gjithë Shqipërinë. Ndërkohë doja t'ju bëja me dije që për herë të parë në bashkëpunim me ministrinë e transporteve nxjerrim oraret e transportit publik me anë të një fletëpalosje dhe këtu janë të gjitha si të autobusëve, të trageteve.” tha Julinda Dhame, drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Turizmit
 
Përmes 11 zyrave info point ne gjithe vendin, turistët jo vetëm të marrin informacionin e nevojshëm që në hyrje por t’i nxiten edhe për të qëndruar më gjatë në vendin tonë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)