Korrupsioni në gjyqësor dhe mungesa e transparencës janë disa nga problemet që evidentohen nga shoqata e investitorëve të huaj në‘Librin e Bardhë’ 2021-2025 që përgatitet në çdo fillim mandati qeverisës, e që mbeten ende pengesë për thithjen e investimeve.
“Investitorët e huaj theksojnë se korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, mungesa e transparencës në prokurimin publik, ekonomia joformale dhe problemet në zbatimin e kontratave janë disa nga probleme më të mëdha në Shqipëri”, thuhet në ‘Librin e Bardhë’.
Kjo situatë është e vështirë për tu përballuar sipas Investitorëve sidomos pas goditjes që bizneset kanë marrë nga pandemia COVID-19, prandaj kërkohet më shumë punë nga shteti për të përmirësuar klimën e të bërit biznes.
“Asgjë nuk është më e njëjtë! Biznesi po lufton për të përballuar këtë realitet të ri dhe më shumë se kurrë, pandemia ka përforcuar nevojën për një mjedis biznesi të mirë-funksionuar dhe të parashikueshëm për rritjen ekonomike dhe stabilitetin”, thuhet më tej në libër.
Nga ana tjetër Shoqata e Investitorëve të Huaj pranon se ka pasur përpjekje për të përmirësuar situatën e biznesit, ku kyç ka qenë forcimi i sistemit gjyqësor, por sugjerojnë që të vijohet me luftën kundër Korrupsionit.
Po ashtu investitorët kërkojnë të jenë më të përfshirë në diskutime dhe konsultime që zhvillohen gjatë hartimit apo rishikimit të ligjeve.
“Pavarësisht se janë miratuar shumë ligje të mira dhe janë zbatuar, ka ende shumë ligje të tjera në pritje, të cilat kërkojnë një punë profesionale të institucioneve përgjegjëse. Proceset e hartimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit në ministritë kryesore janë ende subjekt i mangësive në punë kërkimore dhe analitike dhe nuk ka transparencë të mjaftueshme dhe konsultime në kohë me aktorët kryesorë të interesit”, thonë investitorët.
Investitorët e huaj po ashtu kanë vënë theksin tek digjitalizimi, dhe kërkojnë që vendi të shfrytëzojë këtë mundësi dhe ta përmirësojë konkurrueshmërinë si në qeverisjen elektronike ashtu edhe në sektori privat.
‘Libri i Bardhë’ fokusohet në disa shtylla kryesore, të tilla si Taksat, Inspektimet, Procedurat, Procesi i fiskalizimit apo ligji i falimentimit, mbi të cilat japin edhe sugjerime.
Se mos vetem te huajt kane probleme me korrupsionin dhe informalitetin ne Shqiperi. Edvinka eshte specialiste per korrupsion dhe informalitet. Shpresoj qe do njihet edhe me formalitetin e informalitetit, se perndryshe tregohet bq i njeanshem.
PërgjigjuPa baze keto insinuata. Korrupsioni pothuaj eshte afer zeros ne Shqiperi. Qeverisja, pre mese 10 vitesh eshte nen kontrollin e nje nga individeve me te paster, Edi Rama. Me nje kulture stoike nga perkatesia ne familjen komuniste, ska gjasa te kete me te mire. Apo ne Tirane, me Erion Velia. Njeri korrekt, serioz, lider i kalibrit boteror. Nese e gjen nje dite jashte zyres, nuk e gjen. Nje falenderim per ate ish punonjesin e kabinetit te Enver Hoxhes, qe ka publikuar memuarin e tij. Trondites. Partia, jo gjykata, eshte absolute. Pushtetet e tjera, perfshire gjykaten, duhet te percojne vijen e partise. Kupto, te kreut te saj.
PërgjigjuShprehjen, te rregullohet klima biznesit,kemi nja 25 vjet qe e degjojme.U be bajate fare,ne cdo mbledhje, gjoja per investime te huaja etj, kjo thuhet dhe klima e biznesit jo nuk permisohet por behet me e veshtire.
Përgjigju