Informaliteti në turizëm, Çoçoli: 7.2 mln turistë kanë fjetur në 35 mijë dhoma të paregjistruara! Buxhetit i mungojnë 53.5 mln €

Qeveria po parashikon të ndërmarrë disa nisma ligjore për të luftuar informalitetin në turizëm.

Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se numri i turistëve që kanë vizituar vendin, 8.3 mln vizitorë, nuk përkthehet në rritje të ardhurash në buxhetin e shtetit.

Për këtë qëllim, qeveria po ndërmerr një projektligj që parashikon edhe regjistrimin e dhomave që jepen në booking dhe airbnb.

Eksperti Fatos Çoçoli u shpreh në Studio Live me Arbër Hitaj në Report Tv se 35 mijë dhoma janë të paregjistruara.

Sipas përllogaritjeve të tij, 7.2 mln turistë kanë fjetur në dhoma të paregjistruara në tatime, duke bërë që buxhetit t’i mungojnë 53.5 mln euro.

“Erdhi koha ta ndajmë shapin nga sheqeri. 7.2 mln turistë kanë fjetur në 35 mijë dhoma të paregjistruara. Unë e kam bërë si ekonomist nga të dhëna empirike me të ardhurat e munguara. Bazuar në çfarë kemi parë. Të ardhurat e munguara në shtet. 53.5 mln euro, është 6% i të gjithë sasisë së parave. Kjo vjen nga dhomat me qira, hotelet kanë evazion tjetër. Nuk deklarojnë çmimin real, nuk deklarojnë numrin e dhomave se sa e kanë të saktë. Rajoni e ka, Mali i Zi e ka një euro për natë. Ai 53.2 milion për të ardhura të munguara, janë 900 milionë euro xhiro që nuk i ka parë syri i shtetit. Do marrë dicka shteti”, shtoi ai.

Kurse eksperti i turizmit Luan Dervishaj shtoi se nëse do të kemi regjistrimin si akomodim turistik atëherë mund të themi se kemi bërë progres.

“Unë mendoj se zgjidhja më racionale është që të trajtohen duke u regjistruar si njësi akomoduese. Nëse unë e kam dhënë 10 net për një muaj një shtëpi me qira, kam marrë 400 euro, kam kosto se paguaj drita ujë. 15% në legjislacion është nga pjesa se cfarë kam fituar unë. Nuk mundet të hyja në pjesën e biznese. Nëse ne do kemi regjistrimin si akomodim turistik atëherë mund të themi se kemi bërë progres.”

Xhiro e padeklaruar në tatime nga informaliteti për vitin 2023 përllogaritet në 892 mln euro. Projektligji i nxjerrë për konsultim ditët e fundit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, parashikon që çdo strukturë akomoduese, operator turistik apo agjenci udhëtimi e stacion plazhi ekspozon dukshëm listat e çmimeve për produktin dhe shërbimin që ofron në gjuhën shqipe dhe angleze.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adriatik: 19/10/2023 19:54

    What sort of reimbursement does the goverment or the state offers when there is a power cut or water runs out from the taps or is full of sulfur and the tourist gets up and leave?

    Përgjigju
  • MINUSHE: 05/10/2023 09:23

    I KA LENE VETE SHTETI TE ABUZOJNE SE PO TE DONTE I VILTE TE ARDHURAT ME KOHE

    Përgjigju
  • Iris: 05/10/2023 03:40

    Informaliteti eshte problemi dhe si t'a diktosh.Para disa vitesh kur vajtem ne Greqi per pushime edhe pse kishim vendosur qe nje pjese t'i kalonim te te afermit tane qe kane emigruar aty, e nje pjese ne hotel qe e kishim prenotuar me pare,sa hipem ne taksi qe do te na conte nga aeroporti deri ne Athine,shoferja na u be shume e bezdisshme duke na reklamuar gati gjate gjithe kohes qe udhetuam, dhoma apo shtepi ku mund te na conte e te paguanim me pak se sa ne hotel.Ne me miresjellje e refuzuam,por jam gati te ve bast qe e kishte //regulluar// me te zotet e ketyre ambienteve qe t'ju gjente kliente.Nuk e di nese Greqia ka rregulla me te forta se ne,por ve bast qe dhe aty ka informalitet.Tani si do t'i zbuloje shteti raste te ngjashme si joni po te ndodhnin ne Shqiperi? Jo te gjithe perdorin internetin e celularin per te reklamuar dhoma e vila,si do te veprohet?

    Përgjigju
  • Scutari: 04/10/2023 21:24

    Përderisa administratës i tatohet paga, pse të mos tatohen edhe ata që fitojnë para?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?