Sipas një njoftimi zyrtar, Administrata Tatimore vijon në mënyrë konstante veprimet operacionale që kanë objektiv thellimin e masave kundër informalitetit, në një tjetër shkallë veprimi. Strukturat e Hetimit Tatimor do të nisin një seri inspektimesh në territor të cilat synojnë parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e evazionit fiskal duke u përqëndruar kryesisht në:
tregjet e mallrave ushqimore dhe industriale; njësi shitjeje e magazinimi me pakicë e shumicë, akset kryesore rrugore në çdo qark, me qëllim kontrollin e dokumentacionit të mallrave në lëvizje, transporti i udhëtarëve.
Objekt i verifikimeve do të jenë:
Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor; Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale. Verifikimi dhe deklarimi e punonjësve në organet tatimore. Kontrolli për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen si dhe pajisja me bileta e udhëtarëve; Verifikimi i tatimpaguesve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit në raport me listën e afishuar të çmimeve. Të tjera verifikime që parashikon metodika e kontrollit tatimor.
Tatimet kujtojnë tatimpaguesit, që mbajtja e rregullt e dokumentacionit që do të verifikohet, të tillë si dokumenti i origjinës së mallit (fatura e blerjes), lëshimi i faturës tatimore, përdorimi korrekt i pajisjeve fiskale, etj, përveçse ulin/eleminojnë zbatimin e penaliteteve, shkurtojnë ndjeshëm edhe kohëzgjatjen e verifikimeve, që shkon në dobi të kohës efektive të punës së çdo biznesi./monitor/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












