Infrastruktura/ Projekti Lungomare 2 në Vlorë, kompania 'Fusha' shpallet fituese

Infrastruktura/ Projekti Lungomare 2 në Vlorë, kompania 'Fusha' shpallet fituese

VLORE- Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar pretendimet e ngritura nga bashkimi i operatorëve Curri sh.pk dhe Xhengo sh.p.k lidhur me procedurën “Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës – Segmenti Jugor nga Fushat e Sportit deri tek Tuneli”, apo siç njihet vijimi i Lungomares duke lënë në fuqi fituesin kompaninë Fusha. Operatorët paraqitën ankesë pranë KPP pas s’kualfikimit nga gara nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Fondin Shqiptar të Zhvillimit për një procedurë që kishte fondin limit 458 milionë lekë.

Në gusht 2018 Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli procedurën e prokurimit. Në 12 shtator 2019 autoriteti u zhvillua procedura ku morën pjesë operatorët ekonomikë si më poshtë, të cilët referuar dokumentacionit të autoritetit kontraktor, kanë paraqitur ofertat ekonomike (pa TVSH), përkatësisht: Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Curri” sh.p.k. & “Xhengo” sh.p.k. 357.403.750 lekë, skualifikuar; “Fusha” sh.p.k. 385.173.305 lekë, kualifikuar; “Salillari” sh.p.k. 413.043.173 lekë, kualifikuar; “Gjikuria” sh.p.k. 425.919.604 lekë, s’kualifikuar; “Be – Is” sh.p.k. 426.718.645 lekë, skualifikuar; “Gener – 2” sh.p.k. 435.805.674 lekë, skualifikuar. Në finale, edhe nga Salillari e Fusha, fitues u shpall e dyta me ofertën 385 milionë lekë. Sipas FSHZH kompanive Curri dhe Xhengo u është argumentuar se shkak për skualifikimin është bërë mospërmbushja e kritereve.

KPP ka bërë një analizim të gjithë korrespondencës dhe arsyeve që ju është dhënë kompanive për kualifikimin dhe në fund ka vendosur të lërë në fuqi vendimin fillestar të Fondit që tashmë mund të vijojë normalisht me lidhjen e kontratës për vijimin e punës në pjesën e dytë të Lungomares.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 06/11/2019 00:30

    LUNGOMARJA te nise ne vlore e te mbaroje ne sarande pa ndalim ne qofte se duam miliona turiste..//shkoni ne Dubrovnik dhe shikoni si behet turizmi dhe bejini si ata,,,...

    Përgjigju
  • naim: 03/11/2019 23:36

    ORE S'KA PROBLEM PSE E MERR FUSHA APO KODRA,,,POR PROBLEMI ESHTE QE TE BEHET ANKAND DHE TA MARRI OFERTA ME E ULET,,OSE PO QE SE TE PELQEN NJE KOMPANI ,,JEPJA TENDERIN POR ME CMIMIN ME TE ULET TE NXJERRE NGA ANKANDI....RENDESI KA QE TE BEHEN SA ME SHUME RRUGE E BULEVARDE PER POPULLIN TONE,,....

    Përgjigju
  • vera: 03/11/2019 22:28

    NGA JANE KETA FUSHAT....

    Përgjigju
  • Arta: 03/11/2019 20:57

    Ate qe ka nere Edi per Vloren nuk kane per ta bere asnje qeveri as per 100 vjet

    Përgjigju
  • EPIRI I EPIRIOTEVE: 03/11/2019 14:28

    PERFUNDIMISHT EDI RAMA ESHTE KAPUR NGA ALPINET PRA MALOKET.NUK KA NDONJE KOMPANI NGA JUGU POR TE VIJNE ALPINET NE BREGDET.EDI HARROI VOTAT E TE MAJTEVE KONSERVATOR.

    Përgjigju
  • Vlora heroike: 02/11/2019 09:36

    Me mire Fusha 100 here se Mali i Shkelzenit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja