Parku multifunksional "Dua të Luaj" në Elbasan është drejt përfundimit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas Ramës, investimi i Qeverisë Shqiptare do t'i japë qytetit një hapësirë moderne për sport, argëtim dhe rekreacion për të gjitha grupmoshat.
"Me fusha sportive, pista vrapimi e biçikletash, kënde lojërash për fëmijë, ambiente të gjelbëruara dhe hapësira shërbimi, ky park do të kthehet në një pikë të re takimi për familjet dhe të rinjtë e Elbasani", shkruan kryeministri.
Investimi i realizuar përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit synon jo vetëm krijimin e një hapësire argëtimi, por edhe rigjallërimin e një zone periferike të qytetit. Investimi prej 200 milionë lekësh transformon një ish-repart ushtarak të degraduar prej vitesh në një park modern, me sipërfaqe rreth 23 mijë metra katrorë.
Komente











