Infrastruktura rrugore e rrënuar
banorët e Mirditës rrezikojnë izolimin

Infrastruktura rrugore e rrënuar<br />banorët e Mirditës rrezikojnë izolimin
Fshatrat e Mirditës rrezikojnë të izolohen plotësisht, për shkak të amortizmit të rrugëve që i lidh ato me qendrën e Rrëshenit. Mungesa e investimëve në këto segmente rrugore ka sjellë degradimin e plotë të tyre, duke bërë që në këto rruge banorët të lëvizin vetem me mjete të rënda.

rruget mirdite

Kjo situatë ka sjellë paralizimin e jetes së banorëve që jetojnë në këto zona, ndërsa më e vështirë situata parqitet për të sëmuret të cilët për të marrë shërbimin mjekësor ju duhet të ecin me orë të tëra.


rruget mirdite
Banoret e fshatrave të Mirditës thonë se nuk është vënë dorë prej dekadash në këto akse rrugore, ndërsa sëfundëmi ka munguar edhe mirëmbajtja e tyre.

rruget mirdite

Sipas Banorëve në shumë raste kanë ndërhyrë ato vetë në riparimin zhbllokimin e rrugës, pasi ka munguar vëmendja e pushtetit vendor.

rruget mirdite

Gjendjen në fshatrat e Mirditës e ka inpsektuar edhe deputetja e Zonës Albina Deda. Sipas sajë pushteti vendor dhe qëndror e ka braktisur këtë zonë, duke i lënë këta banorë në mëshirë të fatit.

rruget mirdite
 
E njëjta situatë paraqitet në të gjitha rrugët që lidhin Njesitë Administrative me qytetin e Rrëshenit, ku gropat e mëdha me ujë dhe rrëshqitje dherash në disa vende janë panorama që të sërviret. 

rruget mirdite

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet