Ingridi dhe Paridi, një album
me tendencat e fundit

Ingridi dhe Paridi, një album<br />me tendencat e fundit
Përveçse një këngëtare e suksesshme, tashmë Ingridi na shfaqet dhe një nënë e përkushtuar çdo moment. Këtë e shikojmë çdo ditë në rrjetet sociale, pas postimeve të shumta që Ingridi bën, e shoqëruar nga djali i saj 2 vjeçar Paridi. Së fundmi, këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni, ka realizuar dhe një fotosesion me të birin me tendencat më të fundit të modës.

Përmes këtyre fotove, vërtetojmë dhe fjalën e urtë popullore “Bëm mama, të të ngjajë”, ku Paridi 2 vjeçar pozon në mënyrë perfekte, duke na lënë të kuptojmë që nënë e bir, janë në sintoni të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Më herët Ingridi ka thënë për gazetën se djali i ka ndryshuar jetën, duke e bërë një nënë mjaftë të përkushtuar dhe e dhënë pas tij.

“Ai është si shpirt i vogël dhe unë vrapoj çdo moment pas tij. Nuk mund të qëndroj larg tij për shumë gjatë. Di të them këtë që, Paridi më ka ndryshuar komplet jetën time. Tani është rritur dhe është bërë më i bukur dhe jemi shumë të dhënë pas njëri-tjetrit”, shpreh Ingridi.

Ajo çka na ka suprizuar në këtë album të realizuar ditët e fundit, është mënyra se si Paridi i vogël ka pozuar, një qëndrim prej një modeli të zgjedhur nga fushatat publicitare që organizohen në botë. Përveç të birit, Paridit, ajo çka na suprizoi në këtë fotosesioni ishin dhe linjat perfekte të këngëtares Ingrid Gjoni e cila së fundmi arriti suksese në këngën e saj të fundit.

ingrid gjoni

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos