Iniciativë për të shpallur shpellat monumente të mbrojtura! Klosi: Si t'i shfrytëzojmë për turizëm

Iniciativë për të shpallur shpellat monumente të mbrojtura! Klosi: Si t'i shfrytëzojmë për turizëm

Ministri Klosi prezantoi në një dëgjesë publike me speleologë, profesorë dhe ekspertë të shpellave, projektvendimin për “Rregullat, kriteret dhe procedurat për përdorimin e shpellave për qëllime turistike”, në fshatin Pëllumbas, pranë shpellës së famshme të Pëllumbasit.

“E kemi folur shpesh këtë për shpellën e Pëllumbasit, si mund ta realizojmë, por edhe pse ka shumë përpjekje, vlerën nuk e ka marrë ashtu si duhet. Kjo është arsyeja pse po diskutojmë sot për çfarë mund të bëjmë që ta kthejmë në një atraksion turistik, e kemi shpallur Pëllumbasin një nga 100 fshatrat. Më vjen shumë mirë që këtu falë përpjekjes së investitorëve lokalë ne kemi mundësi që të kemi edhe një strukturë akomoduese perfekte për të qenë një strukturë agroturistike që të ketë edhe të gjitha lehtësirat fiskale që tani ekzistojnë për një strukturë të tillë që ka një numër jo të madh dhomash por që ka një sipërfaqe të konsiderueshme toke, që të ofron prodhime bio, që të ofron një natyrë të mrekullueshme por që padyshim të ofron një atraksion fantastik sic është shpella e Pëllumbasit. Pra është një kombinim i përsosur, i natyrës së bukur, i investimeve private, i një zone e cila konsiderohet zonë turitike”, tha ministri Klosi.

Sipas ministrit, të gjitha këto kërkon t'i zgjidhë ky projektvendim.

"Çfarë duhet të bëjmë ne që shpellat të shpallen monumente të mbrojtura, që nuk mund të dëmtohen. “Ka ardhur koha në Shqipëri që edhe mbrojtja ligjore është shumë e nevojshme dhe kjo duhet të fillojë që nga banorët e Pëllumbasi, të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, që duhet të jenë solidarë në mbrojtjen e një pasurie të tillë e cila nuk mund të rrezikohet për asnjë rast nga biznesi i 2-3 guroreve apo nga një biznes që mund të bëjë një HEC apo një hotel te hyrja e shpellës. Pika e dytë po ashtu e rëndësishme, është menaxhimi i kësaj pasurie. Ne nuk i kemi pasuritë natyrore, zonat e mbrojtura, objektet e tyre vetëm për t’i konservuar. Ajo është një gjë shumë e rëndësishme, por ne i kemi që ato të shikohen. Ne jemi të gatshëm që edhe në kuadër të projekteve që ka Ministria ta mbështesim transformimin e kësaj shpelle nga një monument natyre, në një monument natyre të mbrojtur, të shikueshëm por pa dyshim duke bërë këto me të gjitha normat, parimet, rregullat të cilat nuk lejojnë që ai të dëmtohet”, tha ministri Klosi.

Sipas tij, në të gjithë Shqipërinë, janë zbuluar nga ekspertët mbi 100 shpella, të cilat mund të jenë realisht atraksione turistike.

 “Diskutimi për shpellat si pasuri kombëtare natyrore, si zona të mbrojtura dhe si atraksione turistike është një nga 365 detyrat që ne kemi në kuadër të një turizmi 365 ditor në Shqipëri. Të krijojmë një atraksion që e zgjeron ofertën turistike të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë", përfundoi ministri.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit