Inis Gjoni në teatër me
“Dhjetë vjet martesë”

Inis Gjoni në teatër me<br />“Dhjetë vjet martesë”
Vit pas viti regjisorja Inis Gjoni i rikthen publikut një motiv për të ikur në teatër.

Me profesionalizëm, punë dhe një kast aktorësh të veçantë Inis Gjoni po tregon armën e saj më të fortë, atë të regjisë.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, regjisorja tregon pasionin e saj për teatrin dhe sidomos për gjinin e komedisë, mesazhin e fortë që ajo jep me anë të konceptit të saj regjisorial si dhe projektet e saj në vazhdim. 
 
Inis, prej disa ditësh keni nisur provat në tavolinë për komedinë “Dhjetë vjet martesë”. Pse kjo zgjedhje?

“Dhjetë vjet martesë” është një komedi franceze me autor Halil Vardari, një nga nga artistët dhe dramaturgët më në zë në Francë. I rikthehem sërish këtij autori pas komedisë “Klani i të divorcuarve” që u prit mjaftë mirë edhe në Tiranë. Këtë vit zgjodha të sjell në skenë sërish një komedi që ka korrur sukses në skenat tearore të Parisit, një vepër kjo e përkthyer nga Ylljet Aliçka, pra kjo komedi është një bashkëpunim i frytshëm. Sigurisht, duke parë pritshmërinë e “Klanit të divorcuarve” ai pranoi që ne të vendosnim në teatër veprën e tij më të fundit “Dhjetë vjet martesë”.

Në qendër të kësaj komedia janë vendosur çifti Eni Jani dhe Genc Fuga...?

Arsyeja e parë pse zgjodha Gencin dhe Enin është se sapo lexova veprën pashë karakteristikat e personazheve që iu përshtateshin. Unë kam pasur fatin që në punët e para të mija si regjisore të kem pasur aktor Genci Fugën i cili ka interpretuar përkrah aktorëve të mëdhejnë, Roland Trebicka dhe Agim Qirjaqi dhe në atë bashkëpunim jam simpatizuar me mënyrën se si Genci interpreton në skenë. E njëta gjë ka ndodhur dhe me Enin, ku përveç raporteve të simpatisë për shkak të profesionit, kam pasur fatin ta kem aktore në monodramën “Vdekja e një mbretëreshe”, ku kam parë më afër aftësinë e saj si aktore. Arsyeja e dytë është që, komedia “Dhjetë vjet martesë” të bashkojë në skenë dy aktor që janë çiftë në jetë dhe skenë. Me sa di unë, Genci dhe Eni luajnë për herë të bashkë në skenë!

inis gjoni

I keni qëndruar besnike komedisë apo ka ndryshuar koncepti regjisorial?


Kjo është një komedi aktuale, pasi trajtohen të gjitha etapat e jetës barkshortore që nga pasioni, dashuria, gëzimi i lindjes së një fëmije, tradhtia, xhelozia etj. Komedia është aktuale dhe vë përball kompromiset barkshortore, pasi marrdhënia në çift, tradhëtia dhe qëndresa e kësaj marrdhënie është një nga diskutime më të mëdha botërore. Familja është parë gjithmonë si një shtyllë për mbarvajtjen e shoqërisë dhe ne si individ nuk mund të bëjm dot ndryshe jashtë rregullave që njerëzimi ka vendosur për ne. Autori në vepër ka vendosur shumë paralelizma; ku ishte dje dhe ku ëhstë sot, si ka qenë bota dje dhe sa ka ndryshuar sot, mentaliteti i shoqërisë në raport me dje dhe sot. Nga ana tjetër, autori na tregon se dikur familja jetonte gjatë edhe pse tradhëtitë kanë ekzistuar duke bërë që të ndërtohej një marrdhënie hipokrite, ndërsa sot jeta bashkshortore me të gjitha këto ndryshime ka një tjetër dimension. Ndaj kjo vepër trajton diversitetin e çifteve me kohën, dje dhe sot!

Nga viti në vit sillni në skenën teatrale komedi ku në qendër kanë femrën. Pse pikërisht qenia femërore?

E kam thënë dhe më herët; asnjëherë nuk jam bërë regjisore duke pasur preferenca në gjini. Komedia tek unë nuk ka ardhur e qëllimshme, por në mënyrë të natyrshme. 
Rastësisht një aktore më sjell një vepër në dorë që ishte komedi, por unë nuk e lexova si një komedi. Aty pashë luftën e femrës përball shoqërisë sonë dhe kjo më bëri që të trajtoj në tërësi qenien femërore. Mua më tërheq qenia femërore, e vlerësoj jashtzakonisht shumë për pozicionin e saj në shoqëri, për mendjen e saj pavarisisht që hapëisrat e saj nuk kanë qenë të mjaftueshme. Edhe në këtë komedi është femra dhe raporti i saj në familje!

Teatri është bërë destinacioni i suksesit. Çfarë është për ju teatri?

Kur vjel frytet e punës dhe bën një punë me pasion është me të vëretët një kënaqësi më vete. Pasioni dhe siguria në vetvete më jep oksigjen për të qëndruar shumë fortë dhe këtë gjë me jep dhe teatri. Në jetë jam mësuar të bëj gjithmonë gjërat që dua.

Po raporti mes teatrit dhe ekranit si qëndron?

Ende e kam me pikpyetje raportin tim me ekranin. Sigurisht që ndihem shumë mire tek teatri, por teatri ka vështirësitë e tij që jo çdokush do ti përballonte, ndërsa, ekrani të jep mundësi që ti të fitosh simpatinë e njerëzve pa shumë lodhje. Ndoshta ndonjë moment do ti kthehem sërish ekranit, gjihtmonë me ndonjë emision që ka lidhje me teatrin, por akoma është është një mendim që sme jep shumë përgjigje, pasi sa të jetë vajza e vogël nuk kam ndonjë projekt ekzakt në raport me ekranin.

Ndonjë projekt tjetër gjatë këtij viti?

Dëshira ime është që të kualifikohem më tepër në raport me studimet. Që do të thotë që deri më tani më ka shkuar pak gjatë me studimet, por mendoj të realizoj një specializim në lidhje me teatrin. Brenda ambicies sime them të bëj dhe një studim etno-folklorik për të studiuar më thellë folkun shqiptar dhe kjo në raport me një doktoraturë që dua të mbrojë, duke më shërbyer edhe në raport me teatrin!.

Shkrimi u botua në gazetën "Shqiptarja.com" versioni print datë 21.11.2013
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve