Spahiu parashikon: Albin Kurti nuk fiton zgjedhjet me 51%, por do i duhet koalicion me parti të tjera

TIRANË - Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi në '5 Pyetjet me Babaramon' se Kurti dhe Vetëvendosja nuk do marrin më shumë se 51% në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas Spahiut, Kurti do i duhet koalicion për të formuar qeverisjen e re. 

"Kam një prognozë të shkurtër, nëse në shkurt pas dy javësh do kemi rrudhje të Vetëvendosjes, do dali e parë por më e dobët se 4 vite më parë. Do ketë koalicion. Do kemi një qeverisje me bazë më të gjerë. Në Shqipëri mendoj se PS nuk do ketë rrudhje të votave, do marri më shumë mandatye se në vitin 2021.ka dy faktorë, i jashtmi me të dy vendet.

Në Kosovë SHBA janë shprehur me atë deleguarit Grenell. Kundër qeverisjes Kurti dhe tregon se qeverisja nuk gëzon mbështetja. Qeverisja e Edi Ramës gëzon mbështetje ndërkombëtare. E dyta, në Shqipëri Edi Rama nuk forcohet për shkak të një qeverisje më të mrië, por prej një opozite të përçarë, e konsumuar, me probleme me drejtësinë", shpreht Spahiu. 

Sa i takon situatës politike në Shqipëri, Spahiu tha se partitë e reja kanë më tepër shanse për vota dhe mandate se më parë.  Sipas tij, avantazhi i partive të reja, vjen prej SPAK-ut, votës së diasporës dhe rrjeteve sociale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

 

Kreshnik Spahiu duke folur për votën e diasporës më 11 maj, thekson se ajo rrezikon të devijohet kur të përfundojë procesi i regjistirmit të diasporës për zgjedhjet. Afati i fundit i regjistrimit është 11 marsi dhe atëherë do publikohen emrat e regjistruar që mund të jenë subjekt patronazhimi i partive të mëdha.

'Duhet të kemi parasysh se në Kosovë, janë regjistruar 132 mijë dhe kanë votuar 65 mijë votë të vlefshme. Shqiptarët e Kosovës janë shumë të angazhuar politikisht. Mendoj se me këtë trend, fluks do kemi diku 350 mijë kërkesa, por nuk do të thotë se të gjithë do regjistrohen. Mendoj se do regjistrohen 180 mijë. Nëse do regjistrohen, kjo nuk do thotë se të gjithë do votojnë. Rreziku i parë që me 12 mars, emigrantët do jenë të regjistruar. PS do disponojë të gjithë emrat e atyre që janë regjistruar. Nëse fluksi është nga qytetet e Italisë.

Ka mundësi ku ta fokusojë fushatën. Kanë infrastrukturën t’ja ndryshojnë mendjen. Për të votuar partinë e tyre. Hap rrugë për manipulimin. Për votën kolektive. I gjithë ky proces do ketë një të keqe të madhe. Do kuptojmë fituesin që në 11 mars. Ju garantoj, 90% e atyre që janë regjistruar nuk janë regjistruar me angazhimin e tyre. Me angazhimin e partive politike. Partitë politike do e dinë shumë mirë sa % e diasporës kanë vota paraprake. Ato vota do shkojnë në favor të fituesit. Partitë e reja kanë një disavantazh të madh sot. Populli shqiptar nuk është më idealistë. Ditët e fundit një përqindje e madhe bëhen me votuesit. Pse ta çojmë për dikë që nuk fiton, thonë. Rotacioni dhe era për ndryshim do vijnë kur unë të kthehem në politikë. '

Ora 22:10
Spahiu: Partitë e reja sot kanë tre avantazhe, dosjet e SPAK, votat e diasporës dhe rrjetet sociale

Kreshnik Spahiu i sheh shumë të avantazhuara partitë e reja këto zgjedhje parlamentare të 11 majit, në dallim nga zgjedhjet e mëparshme. Sipas tij, avantazhi i partive të reja, vjen prej SPAK-ut, votës së diasporës dhe rrjeteve sociale.

'Partitë e reja kanë një aleat që as baba nuk do ja dhuronte. Kanë aletaë SPAK që nuk e ka pasur asnjë parti. Që çon çdo ditë ministrat e qeverisë apo liderat e opozitës, është një dhuratë që ndodh një herë në shekull. I hapet një problem që në publik nuk i ka ndodhur më parë. Partitë e reja kanë një aleatë që nuk ekzistonte një dekadë më parë, rrjetet sociale. Sot janë 2 mijë portale. Dominonin 50% të tregut. Konsumi i Ramës me Berishën nuk janë pak sot pas 10 vjetësh. Të të shtohen 1 mln vota të diasporë, avantazh i madh.

12 vite më parë ishte kryeministër Berisha shumë i fuqishëm, me aleatë ndërkombëtarë, me futjen në NATO. Nga ana tjetër ishte një Edi Ramë i pakonsumuar, me një PS të fuqishme. Ka ardhur me 1 mln vota. Sot partitë e reja i gjejnë të dërrmuara si PS dhe PD. Lufta politike ndaj partive të reja kla qenë më e paskrupullt se më parë. Ne na kanë marrë çdo strukturë. Sikur sot të vihen televizoinet kombëtare, dhe të thonë çagen partia e reja, e denigrojnë e çmontojnë për një javë. Sot nuk ka asnjë shembull', shprehet Spahiu. 
 

Ora 21:30
Almer Toska: Asnjë nga partitë e reja sot s’ka frymën që krijoi dikur Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu

 

Gazetari Almer Toska i ftuar në Report Tv kritikon partitë e reja, për të cilat thotë se nuk kanë platformë. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Toska thotë se asnjë nga partitë e reja sot s’ka frymën që krijoi dikur Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu.

“Kam kritika për partitë e reja. Endri ka platformë ka ide, ndryshe nga ata të tjerat.  O ka pasur frymëzim Kreshniku në 2013 për të marrë një valë votash, kur shihja protestat e kreshnikut ishte plot i mbushur bulevardi. Kishte frymë, mbështetje dhe mesazhi patriotik qe kishte Kreshniku ishte më i favorshmi i kohës së gjetur. Sot partitë e vogla politike janë të disavantazhuara nga sistemi, nga përplasja me njëra tjetrën, nga egot që kanë, manipulimi që mund t’u ndodhë nga qeveria”, tha Toska.

Ora 21:24
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

 

Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për zgjedhjet e 11 majit, tha se partitë e reja kanë më tepër shanse për vota dhe mandate se më parë. Kjo për shkak se për herë të parë voton diaspora.

'Nuk ka pasur një mazhorancë në zgjedhje me lidrerët e opozitës në procese penale. E fusin lidershipin e opozitës. Partitë e reja janë një aset për zgjedhjet e 11 majit. Si kurrë më parë, parttië e reja nuk kanë pasur këto rrethana që krijojnë një vektor të fortë politikë. Kanë 40% të një elektorati shtesë, vota e emigrantëve. Nuk e ka pasur askush. Mendoj se vota do jetë e pamjaftueshme për rotacionin politik', thotë Spahiu.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 28/01/2025 08:13

    Spahiu e thotë këtë nga dëshira që ka! Populli i Kosovës nuk digjet më nga pseudo-komandantët! Mjaftuan 20 vjet me kuptu kush e do ketë vend sinqerisht! Spahiu do që Kosova të vidhet, të torturohet, të shitet nga analfabetët!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë

Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë