Insistimi për të dështuar

Insistimi për të dështuar

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Duket se dy humbje të thella në zgjedhjet e 2013-ës dhe 2017-ës si dhe 8 vjet në opozitë Partisë Demokratike i kanë shkuar dëm.

Në vijim të një kuptimi thellësisht të gabuar për rolin e opozitës, gjatë tetë viteve, ajo vijoi të merret kryesisht me qeverinë dhe aspak me veten. PD luftoi verbërisht kundër qeverisë dhe por harroi veten. Ndryshe nga demokracitë e mirëfillta, ku opozitat kanë dy përgjegjësi kryesore: oponencën politike të procesit ligjëvënës në parlament dhe përgatitjen e vet për të ardhur në pushtet, PD nuk bëri as njërën dhe as tjetrën.

Sa i përket përgjegjësisë së parë, ajo e braktisi procesin ligjvënës në parlament në mënyrë të pashembullt, për t‘a deleguar atë tek liga e dytë e përfaqësuesve të saj, duke zbuluar kështu në mënyrë të trishtueshme, jo vetëm papërgjegjshmërinë e tmerrshme përballë sistemit kushtetues dhe votuesve të saj, por edhe cektësinë alarmante të burimeve të veta njerëzore.

Ndërsa përgjegjësinë e dytë, që është përgatitja serioze për ardhjen në pushtet, PD  s‘e ka kuptuar ende. Arsyeja për këtë moskuptim të madh gjendet në vetë ADN-në e kësaj partie, e cila u krijua mbi bazën e një koncepti revolucionar, të mbështetur tek një doktrinë konfliktuale dhe rrënuese, gjë që e ka kthyer mjedisin politik në vend në një arenë të dominuar nga mosbesimi dhe klima e përplasjes së pandërprerë. Për këtë arsye, asaj nuk i mjaftuan as 8 vite për të përzgjedhur dhe përgatitur ekipin e ri të përfaqësimit si dhe hartimin e një programi të mirëfilltë qeverisës.

Në vend që të merrej me përgatitjen e saj për të ardhur një ditë të caktuar në pushtet, PD është marrë vetëm me luftën për të pamundësuar dhe sabotuar qeverisjen e vendit nga qeveria socialiste e zgjedhur demokratikisht, duke kontribuar kështu, si në degradimin e brendshëm të vetvetes, ashtu dhe në reduktimin përkatës të shpejtësisë së ecjes përpara të vendit.

Lufta e pandërprerë e PD-së kundër funksionimit normal të qeverisë është në thelb shprehja më e qartë e moskuptimit të saj për rolin e opozitës në një sistem demokratik si dhe e mosbesimit endemik tek zgjedhjet, që është njëkohësisht edhe mosbesim tek demokracia.

Pikërish për këtë arsye, ajo vjen sot si përherë, me të njejtit njerëz dhe me të njejtat fjalë:

a.Njerëzit

Tashmë ata njihen. Janë po ata ish-ministra apo ish deputetë që kanë autorësinë personale në humbjen e PD në vitin 2013 dhe 2017.

PD kërkon sot të riciklojë të njëjtët përsona që janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për disa katastrofa dhe tragjedi me peshë historike për vendin, si ajo e Gërdecit 2008, 21 janarit 2011, e të tjera. PD nuk ka arritur ende që të distancohet as nga domethënia e këtyre ngjarjeve të rënda dhe as nga autorët e tyre, të cilët vijojnë të mbrojnë edhe sot publikisht këto masakra të rënda dhe të kryesojnë ekipet elektorale të kësaj partie.

Po ashtu, me të njëjtët persona, që janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për degradimin e sistemit arsimor në kioskat universitare të pashembullta në botë, për rrënimin e sistemit shëndetësor në një model tjetër kioskash, për cenimin e madh të rendit dhe të sigurisë publike, për korrupsionin e thellë, për uzurpimin e pa precedent të pronës private e publike dhe të hapësirës së përbashkët, me të njejtët persona të cilët janë gjykuar si të papërshtatshëm dy herë nga qytetarët me 2013 dhe 2017, PD kërkon të vijë në pushtet në 2021.

b.Fjalët, ose programi

Por jo vetëm kaq. Kur ke të njejtët persona do të kesh detyrimisht edhe të njejtën mendjen: mendjen e tyre. Për këtë arsye, PD vjen me një program, i cili është produkt i njerzve të përmendur më sipër, gjë që do të thotë: i njëjti program me të cilin ata kanë dështuar gjatë mandateve të mëparshme të qeverisjes së tyre, por i veshur tashmë keqaz edhe me një kozmetikë shumë të majtë, duke i dhënë kësisoj atij një dozë jo të vogël banaliteti.

Me të njejtët njerëz dhe me të njejtin program, plot frymë destruktive dhe revolucionare, PD ka regjistruar përgjatë tri dekadave dështime të rënda, faturën e të cilave e kanë paguar dhe ende vijojnë të paguajnë qytetarët e vendit tonë. 1996, 1997, 1998, 2008, 2011 janë vetëm disa prej viteve të mbetur në historinë e dhimbjeve të këtij vendi për shkak të një politike të mbështetur në një doktrinë revolucionare plot konflikt dhe dhunë dhe tek i njejti rreth personash.

Po sot?

Si përherë, krejtësisht e pandryshuar, me të njejtit njerëz dhe të njejtin program, PD vjen sot duke premtuar ndryshimin, ose më saktë përmbysjen e madhe, pra restaurimin e standardeve për të cilat shqiptarët e kanë ndëshkuar me votë disa herë.

Një shprehje e famshme thotë se marrëzia është insistimi për të përsëritur të njejtën gjë disa herë, me shpresën për të arritur kështu në rezultate të ndryshme.

Por shqiptarët janë të mençur. Ata nuk presin rezultate të ndryshme nga ripërsëritja e një eksperimenti të dështuar shumë herë. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 22/02/2021 20:52

    Z. Lleshaj burre i zgjuar dhe fisnik. Analize e sakte. Respekt, Ju falenderoj

    Përgjigju
  • Genti: 22/02/2021 19:36

    Ajo shprehja e bukur per marrezine i shkon per shtat Lleshajt! Perserit e perserit vetveten si ushtarak, deshton. Si keshilltar, deshton, si minister, prape deshton. Tani si analist qe ti mbushe mendjen shefit e te kape ndonje rroge te majme, si duket do deshtoje. Po ajo urtesia e popullit qe thote "Mos shiko qimen ne syrin e tjetrit kur ke traun ne syrin tend" si duket???

    Përgjigju
  • Vicidoli: 22/02/2021 19:07

    Ndryshimin e bjen vec Birisha te cohemi revolucion e te shporrim Edvin Mafine

    Përgjigju
  • Arben Metani: 22/02/2021 18:49

    Bravo!

    Përgjigju
  • Arben Metani: 22/02/2021 18:48

    Si gjithmonë i qartë dhe i saktë Z Lleshaj.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 22/02/2021 18:47

    Si gjithmonë i qartë dhe i saktë Z. Lleshaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë