Inspektimi është një pjesë e rëndësishme e sistemeve arsimore të vendeve europiane. Natyra dhe qëllimi i inspektimeve reflekton politikat e çdo vendi, si dhe ndryshimet e bëra në kohë. Disa inspektorate europiane kanë si qëllim kryesor sigurimin e përputhjes së politikave dhe kërkesave ligjore, disa të tjera janë të prirura drejt ngritjes dhe përmirësimit të kapaciteteve, ndërkohë që fokusi kryesor i procesit të inspektimit është i ndryshëm dhe varion nga njëri sistem arsimor në tjetrin.
Në kontekstin e ndryshimeve transformuese në ekonomi, shoqëri dhe në raporte globale, pjesërisht për shkak të inovacionit teknologjik, vihen re zhvillime në procesin e inspektimit. Publikimi i fundit i Organizatës për zhvillim dhe bashkëpunim (OECD) titulluar “Trendet që modelojnë arsimin, 2013” shqyrton me kujdes forcat që po modelojnë ekonomitë dhe shoqëritë e shekullit XXI, ku parashtrohen sfida afatgjata për arsimin. Avancimet teknologjike po ndryshojnë në mënyrë rrënjësore menaxhimin e punës dhe po kontribuojnë në ndryshimet shoqërore, tashmë të ndikuara nga migrimet dhe ndryshimet demografike. Parametrat që kërkohen për forcën puntore të shekullit XXI shoqërohen, gjithnjë e më shumë, me përdorimin në mënyrë krijuese të teknologjisë. Mësuesit e shekullit XXI duhet të pajisin gjeneratat e reja me aftësi të tilla, që të jenë pararojë e ndryshimeve të shpeshta, duke vënë në dukje implikimet gjithëpërfshirëse në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit.
Axhenda e politikave europiane po fokusohet tek inovacioni dhe tek mënyrat e ndikimit direkt në praktikat mësimore. Inspektimi konsiderohet si një prej mënyrave, me anë të të cilave qeveritë ndikojnë në atë që po ndodh në shkollë. Disa nga pyetjet kryesore që shtrohen janë: Sa e përfshin inspektimin ky fokus dhe kjo filozofi e re? Sa është i përfshirë në mënyrë të frytshme inspektimi? Sa kërkohet që inspektimi të vendosë theksin tek inovacioni dhe jo tek roli prej rojtari i mësuesit?
Një raport i OECD-së, për përmirësimin e sistemeve më të mira arsimore botërore, sugjeron se ndërhyrjet e ndryshme janë të përshtatshme për faza të ndryshme gjatë përmirësimit. Kalimi në inspektim të jashtëm vjen nga të qenët agjent kontrolli i përputhshmërisë dhe promotor i përmirësimit, në të qenët më shumë një partner me shkollën dhe ndërmjetës apo mobilizues në kërkim të mënyrave inovatore, që u përgjigjen nevojave të shekullit XXI.
Inspektimi shpesh perceptohet në sytë e publikut si aktivitet i ngushtë që përfshin përputhshmërinë dhe auditin. Në disa raste debati fokusohet më shumë tek specifikat e punës që pritet të bëjë inspektori, se sa me faktin se në ç’masë përshtatet inspektimi me cilësinë e politikave dhe të praktikave publike. Për këtë arsye inspektimit do t’i duhet gjithmonë të tejkalojë një masë skepticizmi dhe madje rezistence. Autoriteti i tij duhet të rrjedhë jo vetëm nga besueshmëria, por duhet të gëzojë mbështetje politike më të gjerë. Veprimtaritë e inspektimit mund të ngrenë kundërshti ose debate. Inspektoratet duhet të jenë të ndërgjegjshme për të operuar brenda një mjedisi të mbështetur nga palët.
Një problem tjetër është qartësimi se deri ku inspektimi si proces mund të shihet si luks, i cili konsumon, në mënyrë të drejtë, ose të tërthortë, burime njerëzore dhe financiare që mund t’u alokohen shërbimeve parësore. Në një mjedis burimesh të kufizuara është e paevitueshme pyetja që lidhet me kostot e inspektimit. Kjo do të thotë që inspektoratet duhet të jenë shumë të qarta për qëllimet e tyre, për sasinë e fondeve dhe strikt në matjen e impaktit të tyre. Përvoja nga impaktet maksimale në rezultatet e nxënësve dhe fokusimi i vëmendjes në shërbimet kyçe të institucionit arsimor mbetet thelbi me të cilin inspektimi do të rrisë vlerën e tij në të ardhmen.
Cilësia e lartë dhe përmirësimi i vazhdueshëm janë pjesë integrale e kulturës arsimore. Inspektimi ka demonstruar aftësinë e tij për të nxitur dhe promovuar gjithnjë përmirësimin. Gjithsesi sfida për inspektimin, pavarësisht nga roli i tij tradicional, do të jetë promovimi i punës së frytshme dhe të inovacionit në praktikat arsimore. Raporti i balancuar midis vlerësimit të jashtëm dhe të brendshëm luan rol qendror në nxitjen e përmirësimit. Secili prej tyre ka rol të veçantë, por efikasiteti që rrjedh nga kombinimi i tyre, sjell përfitime në përmirësimin e procesit. Inspektoratet, gjithnjë e më shumë, po venë theksin mbi rëndësinë e vetëvlerësimit si një promotor i rritjes së cilësisë. Vlerësimi i jashtëm mund të ofrojë gjithashtu stimulin e nevojshëm për një të menduar inovativ i cili është i vështirë të arrihet gjatë proceseve të shumta që karakterizojnë vetëvlerësimin.
Disa nga temat më të rëndësishme që diskutohen sot në evenimentet europiane janë: Rëndësia e përqendrimit tek të nxënit; nevoja fleksible për të inspektuar; rëndësia e mësuesit dhe traditat e ndryshme të inspektimit; nevoja për të përpunuar dhe analizuar të dhëna të vlefshme rreth rezultateve në sistemin arsimor; rëndësia e përfshirjes së grupeve të interesit; dhe rëndësia e lidershipit si udhëheqës i përmirësimit të cilësisë.
Qëllimi i këtij diskutimi është modernizimi i inspektimit dhe përshtatja e tij me realitetet respektive në kontekstin e zhvillimit të shpejtë të teknologjisë në ditët e sotme. Në këtë kontekst zhvillimesh po përpiqet të përshtatet Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) në Shqipëri. Vizioni i ISHA-s është krijimi i një sistemi inspektimi funksional, i aftë të sigurojë një shërbim cilësor nga institucionet e arsimit parauniversitar (kopshte, shkolla dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale/Zyrat Arsimore DAR/ZA), si dhe një respektim të plotë të kërkesave ligjore nga Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL).
ISHA është e organizuar vetëm në nivel qendror dhe ushtron veprimtarinë e tij në gjithë territorin e Shqipërisë duke qenë përgjegjëse edhe për monitorimin, vlerësimin, këshillimin dhe nxjerrjen e përfundimeve për zhvillimin e arsimit parauniversitar; monitorimin e problemeve që paraqiten në shkollë me tekstet shkollore; monitorimin e zbatimit të Dispozitave Normative të shkollës, Kodit të Etikës së mësuesit, punës së bordit të shkollës dhe të organeve demokratike të saj; inspektimin e zbatimit të Rregullores të Maturës Shtetërore dhe të Provimeve të lirimit si dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e institucioneve dhe njësive arsimore.
Krahas përvojës dhe traditës së grumbulluar në vend ISHA-ja do të mbështetet edhe në praktikat më të suksesshme europiane në fushën e inspektimit. Të qenit anëtar i Rrjetit Europian të Inspektimit (SICI) përbën një garanci më tepër për të ofruar një shërbim profesional dhe cilësor për arsimin në Shqipëri.
*) Kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit
Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com