KORCE- Në burgun e Drenovës ka zhvillim në elementët e sigurisë. Ka qenë ky konstatimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, gjatë inspektimit të zhvilluar ditën e sotme në burgun e sigurisë së lartë në Korçë. Pas arratisjes së 7 të burgosurve me 23 nëntor të vitit të kaluar, ky burg u bë objekt i cenimit të sigurisë.
Pas inspektimit në burgun e Drenovës, Zoto ka zhvilluar një takim me drejtorët e burgjeve në të gjithë vendin, të cilët ndodheshin në qytetin e Korçës.
Në përfundim të takimit, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, tha se në fokus të bisedës ishte dhënia e orientimeve për amnistinë.
“U dhanë orientimet për amnistinë. Janë 900 të burgosur që përfitojnë nga amnistia. Kjo vizitë studimore do të unifikohet në gjithë sistemin e burgjeve. Duhet të zbatohet ligji në cilësinë dhe standardet e kërkuara”, tha Zoto.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com