Inspektorati i Punës: Në 6 muaj 78 aksidente në punë, 16 humbën jetën! Punëtorët e ndërtimit dhe të fabrikave më të rrezikuar

TIRANË- 16 persona në 6-muajit e parë të vitit u aksidentuar për vdekje duke punuar. Të dhënat bëhen të ditura për Report TV nga Inspektorati i Punës, sipas të cilit gjatë kësaj periudhe janë regjistruar në total 78 aksidente në punë.

Ky bilanc është thelluar më tej, pasi vetëm këtë javë brenda pak orësh humbën jetën 2 punonjës në sektorin e ndërtimit në qarkun e Tiranës. Ndërtimi dhe ndërmarrjet prodhuese janë sektorët që kanë shënuar më shuam jetë të humbura në këtë periudhë të parë të vitit.

Konkretisht që nga janari në qershor më shumë aksidente kanë ndodhur në ndërmarrjet prodhuese me 20 të tilla, në miniera 16 aksidente dhe 13 në ndërtim.

Numri më i lartë i aksidenteve por edhe i vdekjeve të punonjësve është në Tiranë, me 15 aksidente dhe 6 humbje jete, e ndjekur nga Durrësi me 14 aksidente dhe 4 vdekje.

Për 46 % të rasteve të inspektimit për shkak aksidenti është marrë masa administrative “Paralajmërim” dhe për 17.5 % të rasteve është marrë masa administrative “Gjobë” gjatë muajve janar-qershor 2020. Krahasuar me një vit më parë numri i të aksidentuarve dhe i të vdekurve ka rënë por përsëri mbetet në nivel shqetësues.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hapu dhè: 05/09/2020 16:56

    Nese ka nje institucion qe merr leket kot eshte ky inspektorati punes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan