TIRANË - Inspektorati Qendror Teknik ka vendosur një numër të madh gjobash për ato subjekte që tregtojnë karburante duke mosrespektuar ligjin dhe treguesit cilësorë të tregtimit të hidrokarbureve.
 
IQT thekson se në muajin nëntor të vitit të shkuar janë vendosur gjoba për 43 subjekte tregtimi, ku 31 prej tyre kishin mungesë të dokumentacionit dhe plotësimit të kuadrit ligjor, ndërsa në 12 rastet e tjera është konstatuar problemi me standardin e përqindjes së squfurit.
 
Gjatë muajit dhjetor 2014, IQT shkruan se pas kontrolleve që ka bërë Drejtoria I Inspektimit të Naftës dhe Gazit janë vendosur 18 gjoba.
 
Në 11 raste është vënë në dukje mungesa e dokumentacionit dhe në 7 rastet e tjera ka patur përsëri probleme me standartin e pikës së flakerimit dhe përqindjes së squfurit.
  
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)