FIER - Kompania Kanadeze e naftës “Bankers Petrolium” përveç provokimit të shpërthimeve nëntokësore, vijon të kthehet në shqetësim për banorët e zonave Patos Marinë dhe Zharrëz në Fier sa i përket ndotjes së tokave bujqësore.

Kompania prej kohësh derdh mbetjet e saj në hapësira tokësore për të cilat nuk ka nënshkruar kontrate më instancat shtetërore, e për pasojë Inspektoriati i Mbrojtjes se tokave bujqësore ne Fier i ka vendosur kompanise në fjale rreth 4 mln lekë të reja gjobë.

Kreu i këtij inspektoriati jep detaje lidhur me shkeljet e kompanisë “Bankers Petrolium” sa i përket shfrytëzimit të tokave bujqësore që nuk parashikohen në kontratë për derdhjen e mbetjeve. 

Saliaj pohon se lidhur me këtë situatë i është dërguar edhe një relacion Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Energjitikës.

Ndërkohë edhe ankesat e banorëve lidhur më abuzimet e komopanisë Bankres Petrolium nuk kanë të sosur. Sipas tyre dëmet që po shkakton në mjedis kjo kompani janë të pallogaritshme.

Banorët i bëjnë apel Ministrisë së Energjisë dhe industrisë të marrë masa ndëshkuese kundër kompanisë “Bankers Petrolium”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)