Inspektoriati i Mjedisit nis kontrollet
pezullon lavazhet pa leje mjedisore

Inspektoriati i Mjedisit nis kontrollet<br />pezullon lavazhet pa leje mjedisore
TIRANE- Inspektoriati i Mjedisit ka pezulluar lavazhet, që ushtrojnë aktivitetin pa leje mjedisore, ndërkohë që kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, shprehet se "Inspektoriati i Mjedisit ushtroi kontroll për leje mjedisore të lavazheve të automjeteve. U evidentuan 120 subjekte në Tiranë".

Ministri i Mjedisit firmosi urdhrin për pezullimin e aktiviteteve të kundraligjshëm të lavazheve, deri në pajisjen e tyre me lejen mjedisore përkatëse, ndërsa thekson se "inspektorët do të kryejnë një kontroll të rreptë në të gjithë vendin".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës