TIRANE- Përfaqësues të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoriatit Ndërtimor kanë nisur mëngjesin e sotëm një aksion për prishjen e një ndërtimi pa leje pranë Komunitetit Mysliman, përballë Parlamentit. Aksioni për shembjen e shtesës së një pallati nuk ka ndeshur në rezistencë nga ana e pronarëve.
 
Shtesa e pallatit ishte e ndërtuar pa leje, dhe funksiononte si lokal.
 
I pranishëm gjatë aksionit për shembjen e ndërtimit pa leje, kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Tiranë, Florenc Hoxha, tha se “shtesa në objekt cenonte konstruktin e pallatit”.
 
Gjatë aksionit për prishjen e shtesës së pallatit përballë Parlamentit, kanë qenë edhe forcat e Policisë Bashkiake.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)