Drejtori i Përgjithshëm i ISHPSHSH-së Dritan Ylli
TIRANË, 12 Shkurt / ATSH/-Pas ankesave të punonjësve, Inspektoriati Shtetëror i Punës ka pezulluar një subjekt në zonën industriale të Shkozetit në Durrës.
Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli deklaron se "aktiviteti ishte industri e rëndë me lënde të rrezikshme për shëndetin e punonjësve dhe ekzaminimi mjekësor ishte fiktiv".
Kryeinspektori Ylli sqaron se kushtet e punës ishin problematike dhe nuk ishte marrë asnjë masë mbrojtëse për shëndetin e punonjësve.
Ai deklaroi se aktiviteti i këtij subjekti do të jetë i pezulluar deri në rikthimin e sigurisë për mosdëmtimin e shëndetit të punonjësve dhe riekzaminimin mjekësor të tyre".
Gjithashtu Kryeinspektori Dritan Ylli fton sërisht të gjithë punonjësit që të vijojnë të informojnë institucionin për çdo rast të shkeljes së të drejtave të tyre.
/k.m/ /a.g/









