Instagram ka prezantuar një opsion të ri, i cili i lejon përdoruesit që të kontrollojnë se sa kohë të harxhojnë në aplikacion.
Në zonën e parametrave në Instagram ju mund të lejoni që aplikacioni të jetë i aksesueshëm vetëm për një kohë të caktuar.
Risitë e reja në Instagram
"Aktiviteti yt" në aplikacion tregon kohën që keni shpenzuar në gjatë javës së kaluar, duke siguruar edhe një mesatare ditore. Përdoruesit do të njoftohen kur e kalojnë afatin kohor nëse vendosin vetë një të tillë.
Ky seksion gjithashtu përfshin kontrollet për menaxhimin e njoftimeve dhe përshtatjen e njoftimeve që merrni.